Lajme

Aksident te rruga “5 Maji” në Tiranë, plagoset një grua

Një grua ka mbetur e plagosur në një aksident në Tiranë. Bëhet fjalë për një 34-vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, ku shoferi R. Ç., 24 vjeç ka aksidentuar këmbësoren R. Dh., 34 vjeçe.

E plagosura është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i aksidentit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë