Lajme

Opozita ende kokë më kokë në selinë blu

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ai i PDIU-se Shpetim Idrizi po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mësohet se opozitarët po zhvillojnë takimin në selinë e PD-së.

Kujtojmë se kryefjala e këtyre ditëve është çështja e Reformës Zgjedhore, për të cilën deri më tani nuk është gjetur arritur në një konsensus mes palëve.

Sot është dita e dytë që Këshilli Politik është mbledhur në ambasadën e SHBA-ve dhe akoma nuk është arritur një marrëveshje.

Hyrje-daljet në ambasadë kanë qenë të shpeshta, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi ndodhen në takim me Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën në selinë e PD-së teksa së fundmi atyre u është bashkuar edhe Shpëtim Idrizi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë