Lajme

Zjarr në papafingon e një vile, nuk ka banorë të lënduar

Papafingoja e një vile katërkatëshe është përfshirë nga flakët në rrugën “Skënder Luarasi”, në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, nuk ka banor të lënduar.

“Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë