Lajme

Abuzimi me 15-vjeçaren, pezullohet drejtori i shkollës

Drejtori i shkollës “Azem Hajdari” në Kamzë, Besnik Daci është pezulluar nga detyra, disa ditë pasi u bë publik skandali i abuzimit ndaj  15-vjeçares, nga roja i shkollës dhe tre të rinj.

Daci mbetet i pezulluar deri në përfundimin e hetimit administrativ.

Abaz Dogu, 65 vjeç dhe tre persona të tjerë janë lënë nën masën arrest me burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me 15 vjeçaren.

65 vjeçari kishte regjistruar video intime me të miturën dhe ua kishte shpërndarë dhe tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë