Policia e Durrësit ka arrestuar një 55-vjeçar të dyshuar si personi që qëndron pas përpjekjes për të trafikuar në drejtim të Italisë një sasi droge prej 38 kilogramësh heroinë.
Personi i arrestuar është shtetasi me inicialet P.Ç, banor i lagjes numër 4 në Durrës. Ai është kapur në afërsi të banesës së tij në rrugën “Kumini”.
Policia thotë se ky shtetas është organizatori dhe zotëruesi i heroinës, që u kap në Portin e Durrësit në datën 17 maj.
Gjatë këtij operacioni policia kufitare sekuestroi 68 pako me heroinë të fshehura në një kamion, si dhe arrestoi drejtuesin e kamionit, shtetasin me inicialet Dh.Z., ku u gjet lënda narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




