Lajme

E përplasin me makinë, e moshuara në Korçë në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës.

Mësohet se një mjet ka goditur një kalimtare në rrugë, e për pasojë kjo shtetase është plagosur rëndë.

Ndërkohë, menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të vetme në rrugë të moshuarën rreth 70-vjeçare.

Kanë qenë kalimtarët në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, që më pas kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurës në Spitalin Rajonal të Korçës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë