Dy persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Durrësit.
Bëhet fjalë për një shtetas sirian dhe një 70-vjeçare, në dy ngjarje që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Mësohet se shtetasi sirian, rreth moshës 20 vjeç, është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta.
Siriani është gjetur i pajetë në lagjen nr.1 në Durrës, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Siriani dyshohet se është përplasur nga një automjet dhe është lënë në rrugë nga autorë e kësaj ngjarjeje. Pista tjetër që po hetohet është se siriani mund të ketë nga lartësia e godinës ku mendohet se kalonte natën. Grupi hetimor e përjashton mundësinë e vrasjes për shkak të plagëve që kanë marrë.
Ndërkohë, në lagjen nr. 10 të qytetit të Durrësit, një banesë është përfshirë nga flakët e për pasojë ka humbur jetën 70-vjeçarja e identifikuar si Dashurie Koçi.
Zjarri ka rënë rreth orës 05:00 në katin e dytë të një pallati. E moshuara jetonte e vetme duke e bërë të pamundur që ajo të shpëtonte nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mendohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




