Që pas orës 13:00 të ditës së sotme nuk do të lejohet asnjë qytetar në rrugë, për këtë arsye edhe mjetet e Ushtrisë kanë dalë në rrugë në mbështetje të Policisë së Shtetit.
Ministria e Mbrojtjes thotë se efektivë të FA (Policia Ushtarake dhe Forca Tokësore) me mjetet e blinduara HUMVE kanë nisur patrullimin në kryeqytet, në autostradën Tiranë-Durrës dhe qytetin e Durrësit në mbështetje të policisë për disiplinimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të vendosura këto ditë.
Patrullat do të jenë në lëvizje të vazhdueshme.
Deri më sot kanë qenë jo të paktë qytetarët që kanë thyer urdhrat e qeverisë dhe janë ndëshkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



