Kryeministri Edi Rama pasditen e së premtes shtrëngoi akoma më tej masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Kreu i qeverisë tha se pas orës 13:00, asnjë lëvizje s’do të ketë dhe do të mbyllen supermarkete, farmaci, furra buke etj, deri të hënën në mëngjes.
Në këto foto të siguruara nga Gazeta “Si”, duket se Shqipëria ka nisur 40 orët e izolimit.
Qytetarët janë dyndur për të bërë pazaret dhe kanë boshatisur raftet e supermarketeve dhe furrave të bukës.
Deri më tani në vendin tonë janë 76 të infektuar nga koronavirusi, ku dy pacientë janë shëruar, ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.