Ngjarje

Fotot/ Karantina në Konvalishencën e Durrësit, e gatshme të presë 120 vetë

Në zonën e plazhit të Durrësit, shtëpia ushtarake e pushimit është kthyer në Karantinë për të prekurit nga sëmundja e Koronavirusit. Prej ditësh në Konvalishencën e Durrësit janë shtruar dy të prekur nga kornavirusi. Kjo është njoftuar zyrtarisht nga ana e ministrisë së Shëndetësisë. Ditën e shtunë, presidenti Meta ka vizituar këtë zonë pushimi të kthyer në spital të veçantë, në një qendër karantinimi shkak të pandemisë COVID-19.
Kreu i shtetit u shoqërua nga zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, si dhe këshilltari i tij për Çështjet e Sigurisë, Bahri Shaqiri, që është caktuar si kryesues i ekipit të Task-Forcës presidenciale.
Presidenti Meta, sipas njoftimit për median gjatë inspektimit të ambienteve të kësaj qendre u njoh nga personeli ushtarak e shëndetësor me masat e marra për garantimin e të gjitha standardeve të sigurisë shëndetësore të qytetarëve të cilët po trajtohen aktualisht.
"Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore. Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore", - u shpreh Presidenti Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë