Ylli i Lionel Mesit ndriçon edhe nën shiun e “Wanda Metropolitano”, duke mposhtur një Atletiko luftarak dhe pa fat. Katalanasit kanë festuar pas perlës së argjentinasit 4 minuta para fundit të ndeshjes. “Colchoneros” zgjatin kështu tabunë në fushën e tyre ndaj Barcelonës, e pathyeshme në fushën e madrilenëve që prej vitit 2010.
Kjo fitore e ngushtë në fushën e Atletikos e lejon Barcelonën të mbajë kreun, bashkë me Real Madridin, me nag 31 pikë secili. Me gjysmën e mbrojtjes jashtë për shkak dëmtimi, Simeone ishte detyruar ta modifikonte formacionin dhe për më shumë se gjysmë ore ishte skuadra e tij që kishte fjalën e parë në fushë. Mesi me shokë patën fat, pasi vetëm pas 6 minutash lojë gjuajtja e Hermosos u ndal në shtyllë, kurse Ter Stegen u bë shpëtimtar me dy pritje fantastike në pjesën e parë. Griezman u vu në shënjestrën e tifozëve të Atletikos, të cilët e vërshëllyen gjithë kohës.
Pasi e përballuan edhe me pak fat “ortekun” e madrilenëve, katalanasit filluan të shfaqeshin të rrezikshëm dhe gjuajtja me kokë e Pikesë u ndal në traversë. Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar dhe Bercelona filloi të vizitonte portën e Oblak me frekuencë më të lartë. Pike dhe Vitolo u falën nga arbitri Lahoz pas dy faulleve të rëndë, ku duhej të ndëshkohehsin më kartonin e dytë të verdhë. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, një “një-dy-tre” midis Mesit dhe Suarezit, u finalizua nga një e majtë vrasëse e “Pleshtit”. Barcelona merr tri pikët, Atletiko pëson një humbje të pamerituar.
Kanë zhgënjyer në këtë ndeshje Antuan Grizman, gjithmonë larg zonës kundërshtare, si dhe Zhoao Feliks, i futur në “kafaz” nga Pike deri në momentin e zëvendësimit nga Vitolo. Pak më mirë Suarez, protagonist në golin e Mesit, ndërsa argjentinasi ka dhënë një mesazh të qartë edhe për “Topin e Artë” me atë kryevepër. Mënyra më e mirë për të pritur trofeun e 6-të presisgjioz në karrierë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.