Futboll

Dy vite pa klasiken, rikthehet Vllaznia – Tirana

Ajo është një nga ato përballje përmes së cilës është shkruar historia e futbollit shqiptar. Kanë kaluar lojtarët më të mirë, tifozeritë më të zjarrta, golat më të bukur, është ndeshja mes dy ekipeve ku ka lindur dhe është rritur futbolli shqiptar. Mjafton vetëm kaq për ta cilësuar përballjen Vllaznia – Tirana, klasikja e Superligës Shqiptare. Pas dy vitesh mungesë, kur njëra pas tjetrës provuan shijen e të luajturit në Kategorinë e Parë, ndeshja Vllaznia – Tiranë rikthehet në t’i japë tonin futbollin shqiptar.

Foto ilustruese nga nje ndeshje Tirana – Vllaznia – Gazeta Si, 31 gusht 2019

Ky sezon për Tiranën dhe Vllazninë vjen me një sërë ndryshimesh. Tirana ka filluar projektin e ri me Ardian Memën dhe shpenzimet në merkato kanë qenë shumë të mëdha. Blerje të shumta dhe rroga të lartë, të cilat në dy ndeshjet e para kanë prodhuar katër pikë për bardheblutë. Me Luftëtarin, fitoi thellë, ndërsa me Teutën pati një bllokim, por sërish shenjat e kësaj Tirane janë pozitive. Për ndeshjen e sotme skuadra e Memës pritet të zbresë me formacionin 4 – 3 – 2 -1, me Majkëll Ngo që rikthehet në majën e sulmit.

Foto ilustruese nga nje ndeshje Vllaznia – Tirana = Gazeta Si, 31 gusht 2019

Por edhe Vllaznia me Mirsad Jonuz këtë sezon në rikthim në Superligë duket ndryshe. Fitorja me Laçin në ndeshjen e parë ishte një sinjal pozitiv. Pavarësisht kritikave të shumta dhe defekteve në organizim, shkodranët ia kanë dalë të krijojnë një ekip simpatik, duke ndërthurur mjaft mirë, elementin shkodran me atë të huaj në një skuadër që vrapon. Skema e shkodranëve në ndeshjen e parë pritet të jetë e njëjtë me atë të dy ndeshjeve të para, me 4 – 2 – 3 -1, ku në majën e sulmit pritet sërish braziliani Hygor.

Foto nga ndeshja Vllaznia-Tirana, 0-0, luajtur ne stadiumin “Loro Borici” – Gazeta Si, 31 gusht 2019

Ndeshja do të luhet në mitikun “Loro Boriçi”, duke filluar prej orës, 19:0 dhe pritet që numri i tifozëve të jetë në nivele të larta, pasi për një përballje të tillë ndjehet në ajër uria e të dyja tifozerive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë