Futboll

Shorti i Champions, Ajaksi dhe Porto rrugë të vështirë drejt grupeve

Është hedhur sot shorti për vijimin e raundit play-off për Ligën e Kampionëve. Shorti ka vijuar me rrugën e ekipeve kampione dhe të ekipeve që kanë arritur kualifikimin bazuar në pozicionin në renditje e cila do të marrë formë pasi të përfundojë raundi i tretë kualifikues.

Nëse Ajaks fiton kundër Paok, ekipi holandez do të takohet me fituesin e çiftit Apoel-Karabak. Shorti i hedhur sot ka qenë pak më i vështirë për Porto e cila do të ketë një përballje të vështirë kundër Krasnodar dhe në rast në rast fitoreje do të takohet fituesin e çiftit Olympiakos-Stamboll Basaksehir.

Fituesi i çifti Dinamo Zagabria – Ferencvarosh  do të ndeshet me fituesin e Maribor – Rosenborg.

Fituesi i  Cluj – Celtic do të ndeshet Slavia Praha.

Young Bojs do të luaj kundër fituesit të çiftit Partizani Beograd – Kopenhagen.

Fituesi i çiftit Apoel – Karabak  do të luaj kundër fituesit në çiftin Paok – Ajaks.

Fituesi mes Bazel – Lask  do të ndeshet me  Klub Bryzh – Dinamo Kiev.

Fituesi i Istanbul Basaksehir – Olympiakos kundër fituesin në çiftin Krasnodar – Porto.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë