Futboll

Lerda ka besim se Partizani mund t’ia dalë me Karabakun

Ndeshja e parë e Franko Lerdës me Partizanin do të jetë ajo kundër Karabakut në fazën e parë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve. Në prag të kësaj ndeshje që do të thotë shumë për Partizanin e ri, Franko Lerda është shprehur besimplotë se mund të dalë me rezultat pozitiv.

Tekniku italian shprehu respekt për ekipin azer, por tha se “demat e kuq” nuk do të hyjnë me frikë në këtë ndeshje. Më tej trajneri i Partizanit tha se pret një ndeshje të madhe nga lojtarët e tij, të cilët do të jenë pjesa më e madhe, ata që fituan kampionatin.

 “Pikat e dobëta do të jetë Karabaku që duhet ti gjejë. Ne jemi një grup që vijmë nga kampionati i fituar dhe për ne është arsye krenarie. Pastaj skuadra ka lojtarë që njihen, kemi punuar intensivisht tre jave dhe jemi mjaftueshëm gati. Karabakun e kam parë më shumë se njëherë, e njohim. E dimë që është shumë e fortë vjen nga 6 tituj kombëtarë. Kanë lojtarë me talent nga mesfusha e para, spanjollë brazilianë janë të fortë. E respektojmë Karabakun por kemi besim në vetvete. Pres paraqitje të rëndësishme nga djemtë pastaj rezultati vjen nga situata të ndryshme”.- tha Franko Lerda.

Për formacionin, Lerda nuk dha shumë detaje, por pritet që nga minuta e parë të zbresin ata lojtarë që me Skender Gegën dolën kampion në muajin maj. Lerda tha se do të besojë te garda e vjetër, pasi lojtarët e rinj ende nuk janë shkrirë 100% me grupin.

“Formacionin e kam në mëndje ndonjë dyshim do ta ruaj deri në fund por në përgjithësi e kam idenë. Do te luajë Partizani, Trashi është pjesë e skuadrës së Partizanit. Sulmuesit i kemi jo praktikisht pasi ata që kanë ardhur nuk janë në formë optimale. Të rinjtë ndoshta, nëse jo nga fillimi, gjatë ndeshjes do të jetë ndonjë që mund të luajë. Bitri? Nesër do të ketë mundësinë që të luajë”.

Në fund të fjalës së tij, Franko Lerda nuk deshi të flasë shumë për surpriza, por theksoi se kjo ndeshje e parë në “Selman Stërmasi” do të jetë vendimtare për kualifikimin.

“Të shohim këtë ndeshje të parë pastaj do bëjmë bilancin. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është nesër. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është nesër’, përfundoi trajneri i Partizanit, Franko Lerda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë