Vllaznia e ringjitur në Superligë këtë vit, duket se nuk do ta ketë aq të lehtë sezonin e saj në elitën e futbollit shqiptar. Mes shumë problemesh financiare të bartura nga sezoni i shkuar, te Vllaznia duket se nuk kanë asgjë në vijë të drejtë edhe për kampionatin e ri.
Shumë të vakta kanë qenë përgatitjet deri më tani. Disa lojtarë bazë të ekipit të shkuar nuk i kanë firmosur kontratat e reja dhe për momentin çdo gjë te klubi shkodran është në ajër. Disa afrime janë bërë deri më tani, por sërish nuk mund të thuhet se janë në nivelin e emrit të Vllaznisë dhe që mund ta mbështesin këtë ekip në rrugën drejt të vendeve të sipërm të klasifikimit.

Por sikur të mos mjaftonte kjo situatë e paqartë te Vllaznia sot është shfaqur edhe një tjetër problem. Është kryetari i ri i bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, i cili ka folur për gjendjen e ekipit kuqeblu duke shigjetuar administratorin aktual, Suad Lici. Pjetri e ka akuzuar Licin për lëvizjet që po bën në ditët e fundit në merkato, si një tentativë për të mbuluar gabimet e tij dhe si qokat e fundit.
“Administratori Lici të jetë i kujdesshëm me blerjet që është duke bërë. Nuk është momenti për të bërë qokat e fundit në blerjet e lojtarëve që janë rezerva në ekipet më fundore. Ky është i vetmi mesazh që kam për administratorin. Vllaznia nuk është as e tija as e kryetarit të bashkisë, por është e të gjithë shkodranëve. Nuk mund të behën qoka në blerjet e lojtarëve. Ju e dini shumë mirë se çfarë është duke ndodhur. Thjesht e këshilloj të jetë i kujdesshëm. Gjërat e tjera janë për t’u parë. Qoftë privatizimi apo dhe e ardhmja e drejtuesve”,- ka thënë Valdrin Pjetri.

Vllaznia u ngjit bashkë me Bylisin këtë vit në Superligë, por bashkë me Flamurtarin dhe Luftëtarin janë ndër ekipet që nuk kanë filluar nga puna përgatitore për ekipin e ri. Te Vllaznia pritet të zgjidhet edhe emri i trajnerit të ri, pasi Agim Canaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




