Futboll

Largohet nga Atalanta, Berisha gjen ekip të ri sërish në Serinë A

Etrit Berisha do të vijojë të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në kampionatin italian, Seria A. Gardiani i kombëtares shqiptare sot ka zyrtarizuar largimin nga Atalanta dhe kalimin te SPAL.

Lajmi që qarkullonte prej disa ditësh është bërë zyrtar sot nga vetë klubi italian. Berisha kaloi te SPAL pasi kreu vizitat mjekësore dhe do të bashkohet me ekipin, duke filluar që nga nesër.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane Etrit Berisha do të vijojë të jetë në pronësi të Atalantës dhe te SPAL kalon në formën e huazimit. Në fund të sezonit 2019-2020 do të vendoset nëse SPAL do e shfrytëzojë të drejtën e blerjes, apo Berisha do të rikthehet në Bergamo te Atalanta.

Ky kalim në një ekip me nivel më të ultë për Berishën mund të duket si një ulje në karrierë, por në fakt është e kundërta. Pasi te SPAL gardiani shqiptar te ky ekip do të ketë mundësinë që të luaj titullar, pasi te Atalanta e humbi betejën me Golinin, e cili do të jetë portieri titullar në sezonin e ri për bergamaskët edhe në Champions League. Kjo do të jetë aventura e tretë për Berishën në Serinë A, pasi më herët ka qenë edhe pjesë e Lacios.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë