Milan ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare për 20 milionë euro të mbrojtësit të Real Madrid, Theo Hernandez. Kjo lëvizje e spanjollit te Milan, lançon merkaton e Milan në nivel të rëndësishëm dhe pritet të jetë bazë e projektit të ri të kuqezinjve. Por është edhe fillimi i fushatës së shitjeve për Real Madrid, pasi deri më tani vera ka pasur shpenzime të mëdha për klubin “los blancos”.
21-vjeçari ishte sezonin e kaluar në huazim te Real Sociedad, ku bëri 24 paraqitje në të gjitha garat dhe është një nga shtatë lojtarët e larguar nga Zinedine Zidane që nga fundi i sezonit 2018-19, si i papërshtatshëm për të qenë pjesë e projektit të ri.
Theo është një produkt i dalë nga akademia e Atletico Madridit para se të kalonte te rivalët e qytetit Real Madrid në vitin 2017 për 24 milionë euro. Dy vjet më vonë ai u konsiderua si tepër rëndësishëm dhe pritshmëritë ishin shumë të larta për atë që mund të jepte në “Santiago Bernabeu”.
Sakaq merkato e Milan pritet të vijojë edhe me dy ose tre blerje të tjera që janë kërkuar nga trajneri Xhanpaulo. Italiani i ardhur nga Sampdoria po përpiqet të ndërtojë një ekip konkurrues për vendet e para me objektivin primar për të kapur një nga katër vendet e para që garantojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




