Futboll

Mbledhja e FSHF, ndryshime të vogla dhe të pritshme në futboll

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit e drejtuar nga presidenti i saj Armando Duka, u morën një sërë vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen e këtij sporti për sezonin që vjen dhe më gjerë.

Ishin disa vendimet e rëndësishme me karakter administrativ, por edhe strukturor për futbollin tonë. Kështu nuk ka asnjë ndryshim sa i përket numrit të ekipeve që do të marrin pjesë në Superligë, ato vijojnë të jetë 10, por ka një ndryshim në fund të saj. Dy ekipet e fundit do të bien direkt, ndërsa vendi i 8 do të luaj play out me fituesin e finales mes dy vendeve të dyta të jugut dhe të veriut.

Kategoria Superiore do të nisë sezonin e ri futbollistik në 24 gusht dhe do të përfundojë në 23 Majin e 2020-ës. Gjithashtu në mbledhje u vendos e Kategoria e Parë do të fillojë më 14 shtator për t’u mbyllur në 16 Maj të vitit të ardhshëm. Kjo e fundit do të pësoje edhe modifikimet më të mëdha, pasi Komiteti vendosi ndryshimin e strukturës së saj dhe numrit të ekipeve pjesëmarrëse.

Përtej këtyre vendimeve me karakter administrativ, një vendim shumë i rëndësishme që është cilësuar revolucionar ka të bëjë me aspekt financiar të futbollit shqiptar dhe më konkretisht të Superligës Shqiptare. Për katër klube, Tiranën, Flamurtarin, Vllazninë dhe Luftëtarin gjendja është pak më e rëndë dhe në rast se nuk do të plotësojnë kriteret financiare të vendosura nga FSHF rrezikojnë edhe përjashtimin nga kampionati. Për këto klube, por edhe për të tjerat që kanë probleme me impiantet është lënë kohë deri në datën 5 korrik për plotësimin e kërkesave dhe kushteve.

“Komiteti Ekzekutiv në këtë mbledhje të datës 5 Korrik 2019 vendosi dhe shtyrjen e mbledhjes se Komisionit të Licensimeve të klubeve për dhënien e licencave të Kategorisë Superiore për edicionin 2019-2020.”- thuhet në njoftimin e FSHF.

Një tjetër pikë shumë e rëndësishme ishte edhe rrëzimi i propozimit nga Liga për rritjen e numrit të të hujave nga 4 në 5. Edhe për sezonin që vjen do të kenë favor futbollistët shqiptarë dhe ata të dalë nga akademitë, edhe pse në formacion titullar, si zakonisht do të zbresin “jabanxhinjtë”

Njoftimi zyrtar i FSHF-së lidhur me të gjitha pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhje


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë