Lajme

E bujshme, katër klube rrezikojnë përjashtimin nga Superliga

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së pritet të dalë me vendime shumë të rëndësishme për futbollin shqiptar. Një nga më të rëndësishmit ka të bëjë me licencimet e ekipeve për sezonin e ardhshëm në të gjitha kategoritë. Por ajo që na prek më shumë të gjithëve, Superliga pritet të ketë probleme të mëdha.

Gazeta Si raporton se Tirana, Flamurtari, Vllaznia dhe Luftëtari rrezikojnë përjashtimin nga Superliga për sezonin që vjen. Shkaku për këtë situatë është bërë gjendja e rëndë financiare në këto katër klube, që kanë disa rroga pa iu paguar lojtarëve për sezonin e shkuar, por edhe për faktin se ende nuk e kanë një plan financiar për sezonin e ri.

Të katërta ekipeve iu është lënë afat deri me 31 korrik për të gjetur një zgjidhje për këto probleme. Këto katër ekipe janë ndër më të mëdhatë dhe më me traditë në vendin tonë dhe një eliminim nga Superliga do të ishte dramë për të gjithë futbollin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë