Futboll

Frikë për futbollistin anglez, humb ndjenjat gjatë pushimeve në Mikonos

Mesfushori i Totenham, Dele Alli ka përjetuar një aventurë të hidhur në pushime. Siç raporton gazeta britanike, “The Sun”, futbollisti anglez ishte me partneren e tij Ruby Mae në ishullin grek, Mikonos teksa pas një dite argëtimi, ai u shtri në krevat për të pushuar.

Siç shkruan tabloidi britanik, lojtari ishte kthyer nga një mëngjes shumë intensiv, duke luajtur volejboll në plazh dhe kishte vendosur të pushonte pak. Megjithatë, në një pikë të caktuar, e fejuara, duke parë lojtarin që po rrinte shtrirë pa lëvizur dyshoi dhe u përpoq ta zgjonte duke  zbuluar se në të vërtetë, Alli nuk ishte në gjumë, por kishte pësuar një gjendje të fikti. Lojtari, falë ndërhyrjes së menjëhershme të dy oficerëve të sigurisë, u soll në vete menjëherë, por nuk mund të qëndronte në këmbë dhe vetëm me ndihmën e dy burrave ishte në gjendje të lëvizte në një zonë më pak të nxehtë dhe ku kishte më shumë ajër të freskët.

Kjo gjendje e anglezit për momentin i atribuohet diellit dhe temperaturave të larta, por, siç thekson “The Sun”, Dele Alli nuk e ka shumë të mirë raportin me alkoolin. Ai edhe më herët gjatë pushimeve është parë duke konsumuar shumë alkool dhe dyshohet që edhe këtë herë përveç temperaturave edhe alkooli të ketë ndikuar në humbjen e ndjenjave. Gjithsesi mësohet se tashmë ai është mirë, por ajo që e ka pësuar më keq është e fejuara e Delle Alli, e cila ka përjetuar disa momente frike, që ia prishën disi këtë periudhë pushimesh në një nga vendet më të bukura të Mesdheut, siç është Mikonos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë