Futboll

Telashe për Taren, Liverpuli përgatit padinë në FIFA

Igli Tare është njeriu i momentit në futbollin italian. Pas refuzoi të kalonte si drejtor sportiv te Milani, ish-futbollisti shqiptar ka nisur nga puna për të bërë gati Lacion e sezonit të ri. Por kjo verë nuk pritet të jetë e qetë për Taren, i cili tashmë do duhet të ndeshet me telashe të mëdha në ditët në vijim.

Bëhet fjalë për një padi që Liverpuli ka ngritur në FIFA kundër menaxherit shqiptar në lidhje me një gabim në marrjen e një futbollisti. Vetëm pak ditë më parë u përfol se Lacio arriti marrëveshjen për marrjen e Bobby Adekanye, falas, pasi këtij të fundit i kishte mbaruar kontrata me kampionët e Europës. Por dy ditët e fundit mediet angleze kanë publikuar lajmin e bujshëm se Liverpuli e ka ankimuar në FIFA këtë transfertë të kryer nga Igli Tare. Klubi anglez pretendon se Lacio e ka marrë Adekanye, duke thyer rregullat e transferimit të futbollistëve nën moshën 23 vjeç.

Bobby Adekanye

Lojtari holandez kishte refuzuar ofertat për një kontratë të re nga “the Reds”, pasi u nuk ishte e kënaqur me mundësitë e pakta për të kaluar në ekipin e parë. Si i tillë, Liverpuli u detyrua ta lërë të lirë dhe të mos përfitonte asgjë nga transferimi i 20-vjeçarit, por gjithsesi Lacio do të jetë e detyruar të paguajë 270,000 € për të mbuluar kostot e trajnimit.

Igli Tare dhe presidenti i Lacios, Klaudio Lotito

Megjithatë, Liverpuli tani ka njoftuar FIFA-n lidhur mbi mundësinë që Adekanye të jetë kontaktuar nga italianët para se t’i mbaronte kontrata.  Dhe nëse zbulohet nga hetimi i FIFA-s se një e tillë ka ndodhur për Lacion dhe Taren mund të ketë ndëshkime të rënda. Sipas rregullave të FIFA-s lojtarët nën moshën 23 vjeç nuk mund të fillojnë negociatat me klubet e huaja për një transferim potencial gjatë gjashtë muajve të fundit të kontratës së tyre, ndryshe nga ç’ndodh me futbollistët në moshë më të madhe.

Bobby Adekanye

Por vetë Adekanye në një intervistë gjatë muajit mars kishte konfirmuar se kishte hyrë në bisedime me Lazion gjatë një interviste të kryer me Voetbalzone.nl. Ai ka thënë: “Se si do të përfundojë me Lazion, nuk e di, por di që ende nuk ka mbaruar. Është një nga klubet që është i interesuar, por ende nuk është vendosur 100 për qind që unë do e vazhdoj atje karrierën.” Ky pohim i 20-vjeçarit holandez me origjinë afrikane mund të fundos Igli Taren dhe Lacion.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë