Futboll

E bujshme, pas takimit me Olsi Ramën, mesfushori zyrtarizon largimin nga Partizani

Vijojnë largimet e lojtarëve kyç të sezonit të shkuar nga Partizani. Pas Atandës, Dukës dhe Hebajt, i radhës që largohet nga kampi i kuq është mesfushori, Ardit Hila. Ky i fundit ishte një nga lojtarët kryesor të Partizanit të Gegës, por diçka ka ndodhur dhe ai nuk do të vazhdojë të jetë tek të kuqtë për vitin që vjen.

Lajmin për zyrtarizmin e këtij largimi e ka bërë vetë futbollisti me anë të një publikimi në rrjetet sociale. Në një postim të gjatë, Hila shkruan se ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Partizanin pasi kishte konsumuar një takim me drejtorin e përgjithshëm, Olsi Rama.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10214919399478765&set=a.3893882985816&type=3&theater

Në postimin e tij, Hila nuk jep shumë detaje për arsyet që çuan drejt këtij divorci, por nuk harron të falenderojë gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim të tijin, që u kurorëzua me titullin kampion. Me largimin e Hilës mesfusha e Partizanit merr një tjetër goditje të rëndë, pasi më herët u largua edhe shqiptaro-amerikani, Dilaver Duka. Për trajnerin italian Franko Lerda vështirësohet më tej puna për përgatitjen e ndeshjes së parë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve me Karabak.

Sakaq për Ardit Hila mbetet mister e ardhmja për sezonin e ri, sa i përket ekipit të ri ku do e shikojmë, nëse do të vijojë të qëndrojë në kampionatin tonë ose do të largohet jashtë vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë