Numra rekord nga Gjermani për sezonin e ri. Numra rekord për Bajern Mynihun, në fakt, pasi një muaj e gjysmë para nisjes së Bundesligës (starton më 16 gusht), klubi bavarez ka bërë të ditur se nuk ka më bileta në shitje për ndeshjet në shtëpi dhe ato në transfertë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kovaç do ta luajë çdo ndeshje në “Allianz Arena” me mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët, me një stadium të mbushur nga 75 mijë persona.
Hera e fundit që “Allianz Arena” mund të ketë pasur ndonjë vend bosh është ajo e 30 janarit të vitit 2007, më shumë se 12 vite më parë. Që atëherë tifozët bavarezë kanë treguar një dashur të jashtëzakonshme për beniaminët e tyre, duke mos i lënë kurrë vetëm. Dhe si shpërblim kanë marrë 7 tituj kampion radhazi.
Pavarësisht “sold out” të vazhdueshëm, Bajern Mynih është i dyti në klasifikimin për numrin e tifozëve në stadium në Gjermani. Në vend të parë, dihet, është Borusia Dortmund, që për çdo ndeshje ka më shumë se 80.000 tifozë në stadiumin e saj, që do të thotë se edhe “Signal Iduna Park” mbushet plot. Kapaciteti i këtij stadiumi është 81.365 vende.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




