Futboll

Zyrtare, Milani jashtë Europa League

Milan nuk do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm. Në faqen zyrtare të CAS-it, doli publikimi i shumëpritur, në të cilin kuqezinjtë u përjashtuan nga sezoni i ardhshëm i Ligës së Europës edhe pse u rendit në vendin e pestë. Klubi kuqezi u përjashtua nga Liga e Europës për shkak të mungesës së përputhjes së bilanceve financiare dhe mos mbajtjen e një buxheti të balancuar mes shpenzimeve dhe të ardhurave që e kishte si detyrim nga UEFA për periudhën trevjeçare 2015-2016-2017. Ky përjashtim është zëvendësuar me sanksione të reja për Milanin që tani do e ketë akoma dhe më të vështirë që të rikthehet kompetitiv në dhe do ketë ndëshkime akoma edhe më të ashpra për mosrespektimin e rregullave të Fair Play financiar në të ardhmen.

Vendimi i CAS

Ky vendim për Milanin është një lajm i mirë për Romën dhe Torinon, të cilët kanë qenë duke pritur për të. Roma do të zërë vendin e Milanit, duke shkuar direkt në fazën e grupeve të Ligës së Europës, ndërsa Torino do të luaj në fazën eliminatore nga play off-i që fillon në muajin gusht.

Lënia jashtë Europës për sezonin që vjen pritet të sjellë dhimbje të mëdha koke për drejtuesit e Milanit, që tashmë duhet të mendojnë për të filluar çdo gjë nga e para. Ekipi duhet të ndërtohet nga fillimi, por në ndryshim nga dy vite më parë, ku u bënë shpenzime të mëdha në blerjen e futbollistëve, këtë herë nuk lejohen shpenzime e larta dhe rroga të majme lojtarësh. Kjo rrjedhimisht do të sjellë edhe largime të disa prej “yjeve” të Milanit. I pari në listë është Donaruma, i cili duket i destinuar për të shkuar në Francë te PSG. Më herët nga Milan u largua mbrojtësi, Alesio Romanjoli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë