Juventus është gati të bëjë goditjen e madhe në këtë merkato. Matias De Lajt, ylli i Ajaksit ka pranuar kalimin te kampionët e Italisë dhe tashmë mbetet shumë pak për ta parë të veshur bardhezi. Gazetat kryesore italiane janë hapur këtë të enjte me këtë lajm të bujshëm që nxeh shumë merkaton e futbollit në Serinë A.
Juventus duket se ishte ekipi më i vendosur për të marrë De Lajt, pasi më herët për adoleshentin e talentuar kishin shprehur interes edhe Barcelona, Reali dhe PSG. Një ndihmë të madhe për këtë transferim Juventusi ka marrë edhe nga Kristiano Ronaldo. Portugezi i kërkoi në finalen e Ligës së Kombeve që të shkonte në Torino.
Nga sa raportojnë mediet përtej Adriatikut, Juventus i ka ofruar De Lajt një rrogë prej 16 milionë eurosh në sezon në një kontratë me afat 5-vjeçar. Tashmë hapi i fundit që Paratiçi duhet të kalojë janë 75 milionë eurot që kërkon Ajaksi për të hequr dorë nga “xhevahiri” i saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




