Interi dhe Barcelona kanë një histori të bukur në shkëmbimet e lojtarëve dhe blerjet nga njëra-tjetra. Zikaltërit ende e kujtojnë Samuel Eto që solli tripletën e famshme në “San Siro”. Për këtë verë sipas Gazzetta Dello Sport projektohet një tjetër shkëmbim i bujshëm mes këto dy ekipeve.
Arturo Vidal në Milano zikaltër dhe Raxha Naingolan në Barcelonë blaugrana. Ky është lajmi i bujshëm i të përditshmes italiane që po bën jehonë të madhe. Lojtarët janë me karakteristika të përafërta, duke pasur si aftësi kryesore të tyre forcën fizike dhe gjuajtjet e forta nga jashtë zonës.
Por në këtë tratativë që duket se është iniciuar nga Inter një ndikim të madh ka pasur trajneri i ri i Interit, Antonio Konte. Ky i fundit ka punuar për disa vite me Vidal kur të dy ishin te Juventus, duke fituar edhe disa tituj dhe Kupa në Itali. Trajneri italian e pëlqen shumë stilin e punës së Vidal dhe i ka thënë Marotës që ta sjellë në Milano me çdo kusht edhe nëse kjo do të thotë se nga shtëpia zikaltër duhet të largohet Naingolan. Ky i fundit nuk e dha atë që prisnin në Milano dhe nuk i justifikoi paratë e hedhura verën e shkuar dhe skeptikët janë të shumtë. Sipas CdS pritet të jetë një shkëmbim kokë më kokë, por për ta parë se si do të përfundojë do duhet të presim deri në fundin e këtij muaji, pasi të dy lojtarët e kanë shprehur gatishmërinë për të lëvizur por, fjalën e fundit do e thotë trajneri i Barçës, Valverde.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.