Kukësi është ekipi më aktiv në merkato në këtë muaj. Verilindorët brenda pak javëve kanë zyrtarizuar edhe afrimin e 5-të për këtë merkato.
Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi verilindor njofton se ka arritur marrëveshjen me Tome Kitanovski. Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut ka firmosur kontratë një vjeçare me Kukësin dhe vjen nga kampionati azer, ku sezoni që u mbyll është aktivizuar me Sebail. Prezantimi është bërë në ambientet e klubit, në prani edhe të drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi dhe menjëherë pas firmës mbrojtësi i është bashkuar ekipit që ka nisur fazën përgatitore.
Njoftimi i Kukësit:
Kitanovski është mbrojtësi i tretë që afrohet nga Kukësi në këtë merkato në prag të ndeshjeve eliminatore për Ligën e Europës. Pritet që në ditët në vijim në dispozicion të Ernest Gjokës të vihen edhe dy ose tre lojtarë të tjerë në sulm dhe mesfushë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




