Futboll

Efekti “Konte”, 30 mijë abonime që në fillim për Interin

Që tani janë 30 mijë abonime. Nëse ky nuk është efekti “Konte” tek Interi, atëherë është e vështirë ta shpjegosh pse ky interesim kaq i madh nga tifozët zikaltër për sezonin e ardhshëm. Klubi i Interit ka nisur sot në mëngjes shitjen e lirë të abonimeve për ndeshjet e sezonit 2019-2020. Vetëm në fazën e prenotimit, e rezervuar për abonentët e vjetër, janë rinovuar 30 mijë tesera, që do të thotë 80% e 37.500 të abonuarve të sezonit të fundit.

Një interesim i madh i tifozëve që nuk e kanë ende një teser abonimi. Kjo ndodh edhe për faktin se nuk ka shumë vende në dispozicion, ngaqë klubi zikaltër ka vendosur si “çati” numrin e 37.500 abonimeve. Për ndeshje të caktuara me siguri që do të jetë “sold out” në “San Siro”. Dhe të mendosh që deri tani është bërë vetëm një blerje, ajo e mbrojtësit uruguaian Diego Godin.

Por ka ardhur trajneri Antonio Konte, me të cilin tifozët e Interit besojnë shumë se do të kenë një skuadër më kompetitive, një skuadër që do të jetë rivali kryesor i Juventusit në garën e titullit, ndërsa pjesëmarrja në Champions as që duhet vënë në diskutim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë