Tashmë është e sigurt se e ardhmja e Elseid Hysaj nuk do të jetë me Napoli. Sezoni 2018/19 ishte i fundit për shkodranin me fanellën e Napolit dhe ai kërkon një sfidë të re.
Sipas asaj që është raportuar nga disa medie të ndryshme të shtypit britanik, Çelsi dhe Mançester Junajtid janë të interesuar të nënshkruajnë mbrojtësin shqiptar. Spekulimet janë rritur edhe më shumë, pasi në konferencën për shtyp të para pak ditëve, Hysaj pati deklaruar se ka vendosur të largohet. Raportohet se mund të ketë edhe një takim mes agjentit të Napolit, Xhufredi drejtuesve të Çelsit dhe drejtorit sportiv të Napolit në Gjermani. Hysaj ndodhet për momentin në Frankfurt me kombëtaren shqiptare për t’u përgatitur për ndeshjen Islandë- Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian.
Mauricio Sarri donte të nënshkruante Hysajn verën e kaluar kur u transferua nga Napoli në Çelsi, por përfundimisht qëndroi në Napoli pasi presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis, nuk ishte i përgatitur të lejonte më lojtarë të largoheshin për të ndjekur Sarri në Londrën Perëndimore.
Çelsi, megjithatë, ballafaqohet me një ndalim të mundshëm të transferimit dhe nëse UEFA nuk e shfuqizon këtë vendim, nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë asnjë lojtar për dy sesione transferimi, duke i dhënë “djajve të kuq” një avantazh në garë për Hysajn.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




