Liverpuli është kampioni i ri i Europës pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve 2-0 përballë Totenhamit. Edhe pse pritej një ndeshje spektakolare dhe me shumë gola, ndeshja në “Wanda Metropolitano” ishte shumë e kujdesshme. Goli që në minutën e dytë me penallti nga Salah u duk sikur e vrau këtë përballje dhe Totenhami nuk e pati forcën e duhur për ta ndryshuar fatin e kësaj përballje.
Me këtë fitore edhe Jurgen Klop nuk do të quhet më një “trajner humbës” i finaleve. Pas dy dështimesh, në Madrid, gjermani ia arriti që të hipi në fronin e Europës me Liverpulin e tij që tashmë shikon më afër Milanin në garën për të marrë vendin e dytë të klubeve më të titulluara në Europë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



