Çelsi fitoi Ligën e Europës në finale përballë rivalëve të qytetit, Arsenal. Një ndeshje spektakolare që nga fillimi deri në fund e mbyllur ne shifrat 4-1, mahniti që me ceremoninë hapëse.
Sarri kishte zbritur në fushë një ekip më kompakt dhe të organizuar, duke fituar kështu për herë të parë një trofe të rëndësishëm ndërkombëtar. Ky trofe merr më shumë vlerë për teknikun Italian, në kushtet kur është në prag të largimit nga Çelsi dhe fitoi përballë një eksperti të Europa League, si Unai Emeri. Për Arsenalin kjo humbje në Baku është dyfish e dhimbshme. Përveçse mbyllet sezoni pa trofe, për Arsenalin mbyllet edhe mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve, pasi në rast do të fitonte shkonte në Champions si fitues i Kupës së dytë europiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



