Futboll

Takim i orëve të vona, Gatuzo pranë largimit nga Milan

Milani dështoi në ndeshjen e fundit të bënte mrekullinë dhe të shkonte në Ligën e Kampionëve. Skuadra kuqezi mbeti edhe një herë tjetër jashtë kompeticionit më të madh të futbollit europian dhe tashmë te “djalli” kanë filluar të bëjnë llogaritë. Ky dështim në fushën e lojës pritet të sjellë një mini revolucion te skuadra, por edhe te menaxhimi i saj, ku të parët që duken se i kanë bërë gati valixhet janë drejtori sportiv, Leonardo dhe trajneri Xhenaro Gatuzo.

Nëse për brazilianin u përfol dje se kishte kërkuar largimin, pasi dëshiron të rikthehet në Paris te PSG, për Gatuzon diskutimi është i ndryshëm. Trajneri kuqezi është takuar orët e vona të mbrëmjes së të hënës me administratorin e deleguar, Ivan Gazidis në një bisedë kokë më kokë. Sipas gazetave italiane ky ka qenë një takim përshëndetës mes të dyja palëve dhe nuk është shumë larg njoftimi se Milan dhe Gatuzo mbyllin këtu bashkëpunimin e tyre gati 2-vjeccar.

Ende nuk dihet nëse ndarja me Milanit dhe Gatuzos do të jetë me akord, apo trajneri 42-vjeccar do i qëndrojë idesë që të paguhet edhe për pjesën e mbetur të kontratës. Janë në lojë rreth 5 milionë euro, por ka pasur zëra se bashkëpunimi të mbyllet me akord dhe Gatuzo të heq dorë nga këto para për të vijuar karrierën e tij diku tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë