Një studim i ri ka zbuluar se nëse nuk aplikohet kremi me faktorin mbrojtës kundër diellit Spf siç duhet rreth zonës së syve, mund të rrezikoheni nga kanceri i lëkurës. Hulumtuesit zbuluan disa ndryshime mbi mënyrën se si njerëzit aplikuan kremin mbrojtës dhe zbutësit me faktor SPF.
Kur aplikoni kremin dhe zbutësin nuk duhet ë lini asnjë pjesë të fytyrës pa lyer veçanërisht zonën rreth syve, pasi aty është lëkura më e butë dhe kjo mund ta bëjë më të rrezikuar nga sëmundjet e kancerit.
Syzet e dielli me filtra UV mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zonave të syve, thanë ekspertët. Shumë zbutës kanë faktor mbrojtës 30-50, të ngjashme me nivelin e kremrave për mbrojtje nga dielli tradicionale, por ata nuk mund të zëvendësojnë mbrojtësit, sidomos gjatë stinës së verës.
Ekipi hulumtues në Universitetin e Liverpulit studioi se si 84 persona (62 gra dhe 22 burra) vendosën të dyja produktet, pastaj i fotografuan me një aparat të ndjeshëm ndaj UV, duke treguar se sa mirë kishin mbuluar fytyrat e tyre.
Studiuesit zbuluan se rreth 17% të fytyrës nuk ishin lyer me zbutës në krahasim me 11% për krem mbrojtës. Gjithashtu u zbulua se rreth 21% nuk mbulonin me krem zonën rreth syve, zonë e cila e ka më të nevojshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





