Sipas studiuesve në Universitetin McGill në Kanada, njerëzit që tregojnë dhembshuri ndaj të tjerëve, kafshëve dhe vetvetes gëzojnë një mirëqenie më të mirë sesa ata që shfaqin dhembshuri vetëm ndaj të jashtmes ose vetëm ndaj vetvetes.
Ky zbulim vë në dyshim supozimin se kujdesi për të tjerët është gjithmonë i dobishëm nga ana psikologjike. Sipas studimit, dhembshuria “ka vlerë” për mirëqenien vetëm kur shoqërohet me dhembshuri për veten.
“Shumë njerëz, veçanërisht kujdestarët, edukatorët, profesionistët e shëndetit, prindërit dhe aktivistët, mund të jenë shumë të kujdesshëm ndaj të tjerëve, ndërkohë që janë të ashpër ose neglizhentë ndaj vetvetes,” tha Bassam Khoury, autori kryesor i studimit në McGill.
Ai shtoi se studimi sugjeron që kjo disbalancë mund të lidhet me një shëndet mendor më të dobët, siç janë nivelet më të larta të stresit dhe ankthit, krahasuar me ata që ndiejnë dhembshuri si për veten ashtu edhe për të tjerët.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se dhembshuria e ulët ndaj vetvetes lidhej me kënaqësi më të ulët nga jeta dhe me izolim social.
Ndërkohë, ata që shfaqnin nivele vazhdimisht të larta dhembshurie ndaj vetvetes, njerëzve të tjerë dhe kafshëve, lidheshin me funksionimin psikologjik më adaptive- një gjendje e shëndetit mendor optimal, qëndrueshmërisë emocionale dhe mirëqenies sociale.
Studiuesit analizuan më shumë se 1.200 pjesëmarrës dhe i klasifikuan ata në grupe të ndryshme sipas “profileve të dhembshurisë”, bazuar në përgjigjet e pyetësorëve që matnin dhembshurinë ndaj vetvetes, njerëzve të tjerë dhe kafshëve.
“Dhembshuria ndaj vetvetes mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë emocionet e vështira, të ulin vetëkritikën dhe të krijojnë një ndjesi sigurie të brendshme,” shtoi Khoury.
“Kjo nuk është egoizëm apo përkëdhelje e tepruar e vetvetes; është një themel për kujdesin e qëndrueshëm ndaj të tjerëve dhe për aftësinë për të treguar dhembshuri ndaj të gjitha qenieve të gjalla,” shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje