Keshilla

Disa mite rreth kirurgjisë plastike

Shumë mite rrethojnë botën magjepse të kirurgjisë plastike. Këtu ju sjellim disa mite të përbashkëta që lidhen me të.

Kirurgjia plastike është kirurgji kozmetike
Kjo është e gabuar. Kirurgji kozmetike ose estetike është një nën-specialitet i kirurgjisë plastike. Kirurgjia Plastike është një specialitet i cili mbulon një shumëllojshmëri të kirurgjisë nga koka deri te këmbët! Është quajtur me të drejtë 'specialiteti i zgjidhjes së problemeve'. Mbulon operacionet rindërtuese. Një kirurg plastik mund të fiksojë një pjesë të traumatizuar të trupit në një përpjekje për ta bërë atë funksionalisht dhe estetikisht më të bukur.

Kirurgjia plastike mund të bëjë që unë të dukem si dikush tjetër
Jo, nuk mundet. Mjekët nuk janë magjistarë, as nuk janë Perëndi. Ata thjesht rregullojnë një veçori të caktuar në pamjen tuaj e cila ju shqetëson. Mjekët e kirurgjisë plastike thonë shpesh se ndeshen me kërkesa të pacientëve të tyre të cilët duan të rregullojnë një pjesë për të cilën ata nuk ndihen mirë, ose duan të ndryshojnë diçka në pamjen e tyre për të cilën ata nuk kanë nevojë. Këto pacientë mjekët zakonisht i shmangin, pasi mendojnë se asnjëherë ata nuk janë të kënaqur me pamjen e tyre dhe e njëjta gjë mund të jetë edhe pas operacionit. Është shumë e rëndësishme të diskutoni me kirurgun dhe të siguroheni se pacienti dhe kirurgu janë në të njëjtin mendim

Kirurgjia plastike përdor substanca artificiale
Ndoshta është miti më i madh në lidhje me këtë degë. Fjala 'plastike' rrjedh nga fjala greke 'plastikos' që do të thotë 'të formohem ose të jap formë'. Pra, edhe pse implantet përdoren në disa operacione, në asnjë mënyrë ata nuk përdoren për të gjitha operacionet. Specialiteti i mjekëve qëndron në përdorimin e një indi të disponueshëm të trupit tuaj dhe e përdorin atë për të rregulluar deformimet ose problemet në një pjesë tjetër.

Kirurgët e plastikës janë të njëjtë me kirurgët e lëkurës
Askush nuk quhet kirurg "vetëm lëkure". Kirurgët plastikë janë shumë më tepër se kirurgët e lëkurës, ata merren me të gjitha indet e thella që shtrihen shumë nën lëkurë. Vetëm një pjesë e operacioneve që janë në lëkurë dhe shumica e tyre kërkojnë trajtimin e indeve në një nivel shumë më të thellë: muskuj, nerva, yndyra, enët e gjakut!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë