Presidenti Donald Trump ka urdhëruar hetim kombëtar për makinat e importit, gjë që mund të sjellë tarifa të reja.
Trump është shprehur se industria amerikane e makinave është “kritke për fuqizimin e kombit” dhe ka urdhëruar Departamentin e Tregtisë të hetojë.
Hetimi mbështetet në legjislacionin e 1960-ës që lejon presidentin të kufizojë importet nëse kërcënojnë sigurinë kombëtare.
Kjo është lëvizja më e fundit në agjendën e Parë të Tregtisë Ameriakne të Trump.
Presidenti ka shkruar në llogarinë e tij në tëeeter të mërkurën në lidhje me këtë “lajm të madh” për punonjësit e industrisë së makinave.
Departamenti i Tregtisë do të investigojë efektin e importit të automjeteve nën Aktin e Zgjerimit Tregtar të 1962 të Seksionit 232, që lejon presidentin të shtrëngojë tregtinë në emër të sigurisë kombëtare.
Seksioni 232 është i njëjti statut që kërkoi të lejonte tarifat administrative për importin e çelikut dhe aluminit.
Sekretari i Tregtisë Wilbur Ross premtoi një “investigim tërësor, të ndershëm dhe transparent “.
Njoftimi i departamentit citon se importet janë rritur nga një e treta në një të dytën të të gjitha automjeteve të shitura në Amerikë në 20 vitet e fundit.
Sipas statistikave zyrtare të qeverisë, në 2017 SHBA-të importuan 8.3 milion automjete prej192 miliard dollarë (£144bn), dhe eksportuan 2 milion automjete me vlerë 57 miliard dollarë (£43bn).
Nga automjetet e importuara, 2.4 milion kanë ardhur nga Meksika dhe 1.8 milion nga Kanadaja.
Të dy vendet janë pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (Nafta), të cilën administrate e Trump kërkon ta rinegociojë në përpjekje për të rritur sektorin prodhues amerikan.
Presidenti Trump ka kërcënuar gjithashtu vendosjen e tarifave për makinat e importuara nga Bashkimi Europian.
Qasja aggressive e Presidentit Trump në lidhje me tregtinë ka parë të kërcënojë gjithashtu me taksa mallrat kineze me vlerë deri në 60 miliardë dollarë si hakmarrje për shkeljet e pretenduara të pronësisë intelektuale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.