Portofol

Administrata Trump hetim importit të automjeteve

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar hetim kombëtar për makinat e importit, gjë që mund të sjellë tarifa të reja.

Trump është shprehur se industria amerikane e makinave është "kritke për fuqizimin e kombit" dhe ka urdhëruar Departamentin e Tregtisë të hetojë.

Hetimi mbështetet në legjislacionin e 1960-ës që lejon presidentin të kufizojë importet nëse kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Kjo është lëvizja më e fundit në agjendën  e Parë të Tregtisë Ameriakne të Trump.

Presidenti ka shkruar në llogarinë e tij  në tëeeter të mërkurën në lidhje me këtë "lajm të madh" për punonjësit e industrisë së makinave.

Departamenti i Tregtisë do të investigojë efektin e importit të automjeteve nën Aktin e Zgjerimit Tregtar të 1962 të  Seksionit 232, që lejon presidentin të shtrëngojë tregtinë në emër të sigurisë kombëtare.

Seksioni 232 është i njëjti statut që kërkoi të lejonte tarifat administrative për importin e çelikut dhe aluminit.

Sekretari i Tregtisë Wilbur Ross premtoi një "investigim tërësor, të ndershëm dhe transparent ".

Njoftimi i departamentit citon se importet janë rritur nga një e treta në një të dytën të të gjitha automjeteve të shitura në Amerikë në 20 vitet e fundit.

Sipas statistikave zyrtare të qeverisë, në 2017 SHBA-të importuan 8.3 milion automjete prej192 miliard dollarë (£144bn), dhe eksportuan 2 milion automjete me vlerë 57 miliard dollarë (£43bn).

Nga automjetet e importuara, 2.4 milion kanë ardhur nga Meksika dhe 1.8 milion nga Kanadaja.

Të dy vendet janë pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (Nafta), të cilën administrate e Trump kërkon ta rinegociojë në përpjekje për të rritur sektorin prodhues amerikan.

Presidenti Trump ka kërcënuar gjithashtu vendosjen  e tarifave për makinat e importuara nga Bashkimi Europian.

Qasja aggressive e Presidentit Trump në lidhje me tregtinë  ka parë të kërcënojë gjithashtu me taksa mallrat kineze me  vlerë deri në 60 miliardë dollarë si hakmarrje për shkeljet e pretenduara të pronësisë intelektuale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë