Analize

20 vite zhgënjim. Si BE po hap “kutinë e Pandorës” në Ballkan

Pothuajse 20 vjet më parë, e ardhmja europiane e Ballkanit Perëndimor dukej e sigurt: Këshilli Europian kishte miratuar Agjendën e Selanikut. Ky ishte një udhërrëfyes i ri dhe gjithëpërfshirës për të drejtuar në mënyrë të sigurt vendet e rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Mundësia e anëtarësimit në një familje të përbashkët me vlera evropiane siguroi entuziazmin dhe shtysën për ndryshim në vendet e rajonit. Ideja për tu bërë një ditë pjesë e familjes europiane solli gjithashtu shpresë se sundimi i ligjit do të mbretëronte, duke zëvendësuar autoritarizmin, dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Ky vizion kishte sjellë mbylljen e tragjedisë ballkanike të viteve 1990.

Por që atëherë BE ka bërë shumë pak, dhe ashtu siç tha edhe kryeministri Edi Rama në një deklaratë të fundit gjatë një samiti me kancelaren Angela Merkel, unioni po vret shpresën e qytetarëve të Ballkanit. Goditja e fundit erdhi në qershor, kur për Brukseli shtyu për të tretin vit radhazi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Si Shkupi dhe Tirana po presin që nga viti 2018 të nisin bisedimet e anëtarësimit, por ky vendim është shtyrë çdo gjashtë muaj për shkak të shqetësimeve të disa prej vendeve anëtare si Holanda, Franca dhe së fundmi Bullgaria. Kjo e fundit thotë se nuk do të heqë veton pa zgjidhur më parë mosmarrëveshjet me gjuhën dhe historinë me  Maqedoninë e Veriut.

Dhe iniciativa e fundit e Brukselit zyrtar, i cili u përpoq të zgjidhte këto mosmarrëveshje vetëm katër javë përpara vendimit për negociatat, është cilësuar nga shumë ekspertë thjesht si shfaqje për t’u hedhur “hi syve” vendeve të rajonit.

Aleksandra Tomanić, drejtoreshë Ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkanin thotë se politika e zgjerimit jo vetëm është në krizë të thellë, por se kriza ka arritur tanimë pikën e vlimit.

“Pas përpjekjeve së Bashkimit Europian për ta bërë procesin më teknik, ndërsa situata politike në terren po përkeqësohej, zhgënjimi i rajonit me BE-në ka arritur kulmin. Dhe padyshim shtyrja e fundit e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk ndihmon”, tha ajo.

Sllovenia, e cila mori disa ditë më parë presidencën e BE-së, u bë anëtare në vitin 2004 dhe pas saj, Kroacia ishte e fundit e rajonit që u pranua, në vitin 2013. Megjithëse Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar negociatat e pranimit vite më parë, as këto dy vende nuk kanë shpresa për t’u bërë së shpejti pjesë e familjes europiane.

Kjo ka bërë që vizioni i BE-së  të humbasë shkëlqimin e tij. Tanimë i gjithë rajoni po përballet me një valë të ashpër nacionalizmi dhe korrupsioni. Asnjë nga vendet e rajonit nuk ka bërë hapa para në luftën kundër korruopsionit, përkundrazi, vende si Serbia kanë bërë hapa pas në të gjtiha raportet ndërkombëtare.

Megjithatë, shumë nga vendet anëtare duket se nuk e kuptojnë se me çfarë rreziku përballen në Ballkanin Perëndimor dhe se çfarë pasojash mund të sjellë shuarja e ëndrrës europiane në këtë rajon.

Ndërkohe që perspektiva e anëtarësimit po zbehet, aktorët rajonalë po kërkojnë aleanca të reja për mbështetje gjeopolitike dhe investime ekonomike. Ata nuk mund të fajësohen. Pavarësisht nëse flasim për Rusinë apo Kinën, apo për lojtarë nga Lindja e Mesme, ndërtimi i lidhjeve me fuqi botërore është thelbësore për mbijetesën e vendeve të vogla të rajonit.

Megjithatë, aleancat me vendet e Lindjes mund të përkeqësojnë më tej përçarjet dhe konfliktet. Nuk ka dyshim se është më e lehtë të largohesh nga rruga evropiane dhe të lidhesh me fuqi të tjera për përfitime më të mëdha ekonomike, pa patur nevojën për reforma në drejtim të sundimit të ligjit.

Por me rëndimin e situatës ekonomike nga pandemia, aleancat mes vendeve të Ballkanit dhe vendeve si Kina, Rusia apo Turqia, do të çojnë në sfidimin e  vlerat demokratike europiane. Prandaj BE duhet të kuptojë se asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë kur bëhet fjalë për Ballkanin. Rajoni nuk mund të bëhet portë hyrëse për Kinën apo Rusinë. Dhe nëse ai lihet i braktisuar dhe në duart e vendeve të Lindjes është thjesht cështje kohe përpara se të shpërthejnë sërish konfliktet.

Dy drafte për ndryshime kufijsh kanë qarkulluar gjatë muajve të fundit: një propozim slloven dhe një  propozim franko-gjermane. Të treja këto vende duket se kanë nënvlerësojnë rreziqet e mungesës së perspektivës europiane, duke mos e kuptuar se mund të hapin kutinë e Pandorës edhe një herë në Ballkan.

Autorët e këtyre letrave pranojnë se në Ballkan ka probleme kronike që kanë nisur më shpërbërjen e ish-Jugosllavisë por jo vetën që nuk e cilësojnë vetën pjesë të problemit, por as nuk shtyjnë përpara idenë e anëtarësimit europian, duke propozuar në vend të kësaj ndryshime  kufijsh 

Është e panevojshme të thuhet, këto skenarë janë një recetë për katastrofë pasi, nëse merren seriozisht, ato mund të shkatërrojnë të gjitha ato që BE ka arritur deri më tani, në lidhje me reformat demokratike në rajon që nga mesi i viteve 90.

Analisti Zoran Nechev thotë se këto propozime janë një alternativë për anëtarësimin në BE dhe se fakti që vijnë nga Franca dhe Gjermania tregon se elitat politike europiane nuk janë të interesuara për anëtërësimin e rajonit.

“Procesi i zgjerimit është një histori që duhet të ketë një fillim dhe një fund. Procesi nuk mund të zgjasë 20 vjet, në atë rast askush nuk beson në të. Ne duhet të dimë kur fillon dhe kur mbaron”, thekson eksperti. Na duhet një datë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin prej 5 vitesh për një datë, Serbia dhe Mali i Zi prej pese vitesh, dhe Kosova dhe Bosnja as që i janë afruar procesit. “

Analisti Florian Bieber thotë nga ana tjetër se BE ka nevojë të rikthehet 20 vite prapa në kohë, dhe të kujtojë premtimin që i ka dhënë vendeve të rajonit dhe të gjejë një rrugë për pranimin e tyre.

“Duke marrë parasysh se ku ishin vendet e Ballkanit Perëndimor katër ose pesë vjet më parë dhe ku janë sot, realiteti është se nuk ka ndonjë lëvizje të dukshme për integrimin e këtij rajoni në BE”, shkruan ai. Procesi aktual i pranimit në BE nuk prodhon rezultate pozitive. Pasiguria e krijuar në vitet e kaluara pasqyrohet më së miri në sondazhin më të fundit të BiEPAG i cili tregon një qëndrim mjaft skeptik të qytetarëve në rajon kur u pyetën për kronologjinë e procesit të pranimit në BE", shtoi ai.

Burimet: Ekathimerini, "European Western Balkans"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë