Analize

Zgjedhjet që do të vendosin se kush do të drejtojë botën e internetit

Edhe pse quhet Pallati i Parlamentit në qendër të Bukureshtit, Rumani, ai nuk është monument i demokracisë. U themelua në 1980-n nga Nikola Çaushesku, diktatori komunist që e përshtati atë me masën e egos së tij. Pallati shtrihet në 365 mijë m2, pjesa më e madhe e të cilit është i papërdorur dhe i pangrohur. Dy herë sa Buckingham Palace.

Por pallati, shpejt do të ketë një palë zgjedhje shumë të rëndësishme. Më 29 shtator, gjatë konferencës së plotfuqishme katërvjeçare, Bashkimi i Telekomunikacionit Ndërkombëtar, ITU, do të zgjedhë sekretarin e saj të përgjithshëm atje.

Një event i tipi të Luftës së Ftohtë, ku një amerikan qëndron kundër një rusi dhe atmosfera është pak e dyshimtë. Doreen Bogdan-Martin, kandidati amerikan është momentalisht një nga tre drejtorët e ITU. Rashid Ismail, rivali i saj rus, është një ndër ekzekutivët që dikur ishte zv.ministër i vendit për telekomunikacionin dhe komunikmin masiv.

Zgjedhjet do të ishin po kaq të rëndësishme edhe nëse nuk do të kishte një luftë në Ukrainë, pasi prek një konflikt të ri për mënyrën se si pushteti digjital i së ardhmes do të organizohet. A do t’i ngjasojë internetit, një rrjet global i decentralizuar, i drejtuar nga aksionerë që bien në konsensus dhe palët e interesuara thonë diçka? Apo do të duket si sistemi i vjetër telefonik, një godinë e përqendruar, e drejtuar nga qeveritë e vendeve?

“Zgjedhjet në ITU janë shumë të rëndësishme”, -thotë Tom Wheeler, ish-drejtues i Komisionit Federal Të Komunikimit. Do të votojnë 193 anëtarë nga e gjithë bota dhe asnjë kamp nuk e ka ende të sigurtë fitoren.

ITU nuk është forum i duhur për zgjedhje të tilla. Krijuar në 1865-n për të rregulluar dërgimin e telegrafëve, merret më shumë se punët teknike, rrjetet celulare, alokimin e satelitëve dhe rregullimin e valëve të radios që të shmangë interferimin. Gjithmonë është krenuar me faktin e të qenit një ndër institucionet më pragmatike të OKB-së, që merr çdo vendim me konsensus. Mbi të gjithë, inxhinierët flasin të gjithë të njëjtën gjuhë në matematikë e fizikë, pavarësisht origjinës. Ata ai dolën të menaxhonin negociatat gjatë luftë së ftohtë, në traktatin që është ende jetësor për rregullimin e trafikut të telekomunikacionit midis vendeve.

Kur inxhinierët zhvilluan internetin në 1970-n, ata nuk menduan për nevojat e qeverive. Rrjeti copëzon informacionin në paketa diskrete dhe i dërgon në destinacion, që mund të ndërrohet. Ideja ishte të krijohej një rrjet rikuperues. Njësoj siç e gjen shoferi rrugën në mes të një trafiku, edhe interneti gjen rrugën e vte pas çdo pengese.

Modeli me aksionerë, do të thotë që palët e interesuara, përfshirë qeveritë, por edhe taskforca që vendosin standarde, ofruesit e rrjeteve etj, kanë mundësinë të japin ide se si duhet të zhvillohet rrjeti.

Kur interneti u bë më i famshëm në vitet 90, qeveritë, sidomos ato autokratike u munduan të rifitonin fuqinë e humbur, me krijimin e “internetndarësve”, rrjete lokale interneti ku aplikohen rregulla ndryshe. Qasja e Kinës ishte më agresivja. Një kombinim i sofistikuar i filtrimit automatik dhe censurë njerëzore për të mospublikuar përmbajtje të padëshirueshme. Atyre që thoshin gjëra që nuk i pëlqenin qeverisë, i zhdukeshin postimet. Ndonjëherë zhdukeshin dhe vetë.

Së fundmi edhe vende të tjera kanë ndjekur politika të ngjashme, përfshirë Iranin, Arabinë Saudite dhe Rusinë. Edhe para luftës, rregullatori i internetit në Rusi, bllokonte faqe dhe aplikacione që Moska i cilësonte të rrezikshme, përfshirë Facebook, Instagram, Twitter. Kush poston dezinformime për luftën në Ukrainë, burgoset me 15 vite.

Qasja autoritare ka hyrë në një fazë të re dhe ambicia nuk është më kontrolli i interesave kombëtare, por ndryshim i atyre globale. Kjo do të thotë, ndryshimi i ITU-së, nga organizatë e drejtuar nga shumë aksionerë, në një të drejtuar nga qeveritë që marrin vendimet finale.

Më e rëndësishmja, do të thotë se do të ndryshohet arkitektura e rrjetit, që të monitorojë më mirë ccfaë po ndodh dhe të identifikojë lehtësisht përdoruesit. Nëse kjo implementohet, qeveritë autokratike do ta kenë më të lehtë të gjejnë se kush po i bën “meme” apo kush thërret protesta, kështu mund t’i arrestojnë ose zhdukin. Burokratët do të mblidhnin lehtësisht të dhëna se për çfarë e përdorin njerëzit internetin, ta analizonin dhe të parashikojnë sjellje të mundshme.

Ambicia doli për herë të parë një dekadë më herët, kur një grup vendesh drejtuar nga Rusia, tentuan të zgjasnin shpërndarjen e internetit për një takim ndërkombëtar në Dubai, që dhe ata të ishin pjesë. Më vonë, në 2019-n, kompania më e madhe telefonike në Kinë, Hawei, i sugjeroi ITU-së “IP-në e re”, një lloj teknologjie kineze, pra atë që Kina bënte në shtëpitë e kinezëve ta bënte në të gjithë botën.

Të dyja tentativat dështuan. Por vendet vazhduan të provonin. Rusia dhe Kina copëzuan teknologjinë e “IP-së së re” në pjesë më të vogla dhe e riprezantuan në negociatat e sigurisë kibernetike në OKB, firmave të mëdha dhe vetë ITU-së.

Kjo nxitet edhe nga uria e madhe për konektivitet. Rrjete të reja pa lidhje, sa më shumë pajisje të lidhura, aplikacione të drejtuara nga inteligjenca artificiale – bota po zhvillon një atmosferë të re digjitale që kërkon rregulla dhe standarde të reja. Por nëse vendosen standardet kineze, ne mund të humbim internetin që kemi, fleksibël, të lehtë dhe interoperacional.

Kjo tregon se pse është me rëndësi se kush do të jetë sekretar i përgjthshëm në ITU për 4 vitet e ardhshme, që mund të bëhen tetë. Nëse fiton Bogdan-Martin, është e qartë se shumë vende kundërshtojnë qasjen e Kinës dhe Rusisë. Nëse fiton Ismailov, ai do të vazhdojë me agjendën e dy vendeve. Paraardhësi i tij, kinezi Houlin Zhao, bëri që ITU të mbështeste projektet infrastrukturore të Kinës “Belt and Road”, që lidhet shumë me konektivitetin.

Të dyja anët kanë bërë fushatë të fuqishme deri në momentet e fundit. Bogdan-Martin ka 18 muaj që po vëzhgon qeveritë e botës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka krijuar një zyrë e cila ndihmon në menaxhimin e fushatës së saj dhe përfshin kaq shumë agjenci të tjera, sa të brendshmit e kanë quajtur atë një përpjekje "të gjithë qeverisë". Kur Antony Blinken, Sekretari i Shtetit, vizitoi kohët e fundit Afrikën, vendet e së cilës shpesh vendosin bilancin në zgjedhjet e saj, kandidatura e Bogdan-Martin kryesonte agjendën e tyre. Ai gjithashtu postoi një deklaratë video në mbështetje të Bogdan-Martin.

Fushata e Ismailov është më pak e organizuar. Pas një periudhe negative nga Covid-19 ai e nisi fushatën e tij në maj. Nga atëherë, ai ka qenë pjesë e disa konferencave në Afrikë, Kirgiztan dhe Arabi. Ai ka pasur shumë ndihmë nga ministria që drejtonte dikur. Është siguruar që përfaqësuesit rusë të kenë biseduar me zyrtarët kombëtarë që do të votojnë në Bukuresht.

Edhe në këtë fazë të vonë të fushatës, rezultati është ende i paqartë. Vëzhguesit bien dakord vetëm se zgjedhjet do të jenë me rezultat të afërt. Një e panjohur e madhe është nëse pushtimi rus i Ukrainës do të dëmtojë shanset e Ismailov. Shumica e anëtarëve të ITU-së në mars votuan për të përjashtuar disa përfaqësues rusë nga udhëheqja e disa grupeve të standardizimit. Por shumë “vende të lëkundura”, si Brazili dhe India, duket se kanë abstenuar në ato vota, thotë Justin Sherman i Këshillit Atlantik, një institut. Ai mendon se lufta në Ukrainë do të ketë shumë pak ndikim në shanset e Ismailov.

Cilido qoftë rezultati, niveli i mbështetjes zyrtare amerikane për kandidaten e saj – si dhe fushata po aq aktive nga Bashkimi Europian për Tomas Lamanauskas, një ish-rregullator i telekomunikacionit të Lituanisë, i cili kandidon për zëvendëssekretarin e përgjithshëm – është një shenjë se të dy janë, më në fund, duke e marrë më seriozisht ITU në veçanti dhe diplomacinë e teknologjisë në përgjithësi.

Tani, me vonesë, po kuptohet se një internet i lirë dhe i hapur nuk është një çështje e pashmangshmërisë teknologjike, por diçka për të cilën duhet të luftohet./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë