Analize

Partitë pro-BE me 2/3 e vendeve në PE, por ektremistët u shtuan

Grupet më të vjetra në Parlamentin Europian kanë humbur për herë të parë shumicën, ndërkohë liberalët, të gjelbrit dhe nacionalistët kanë fituar terren të konsiderueshëm. Këto zgjedhje duket se kanë sjellë jo vetëm surpriza por edhe ndryshime ekuilibrash në përbërjen e Parlamentit Europian.

Partia Popullore Evropiane, PPE-ja, mbetet blloku më i madh parlamentar, por pritet të formojë një koalicion pro-BE për të ruajtur shumicën.

Liberalët dhe të Gjelbrit ishin triumfuesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, ndërkohë nacionalistët korrën një fitore të madhe në Itali dhe Francë. Populistët fituan terren në disa vende, por nuk arritën të fitojnë aq shumë vende sa për t’u bërë grupi i tretë më i madh parlamentar, siç kishin parashikuar disa analistë

Mbështetësit e partisë së ekstremit të djathtë në Francë reagojnë ndaj zgjedhjeve të PE

.

Analistët thanë se Partia Popullore Evropiane (PPE) ka gjasa të formojë një koalicion të madh me bllokun e social-demokratëve, sigurisht duke marrë miratimin e liberalëve dhe të gjelbërve.

Parlamenti Europian ka përgjegjësi për formulimin e legjislacionit të BE-së dhe rezultatet do të luajnë një rol të madh për zgjedhjen e Presidentit të Komisionin Europian dhe sigurisht politikën e zgjerimit.

Çfarë do të thotë rezultatet për BE-në?

Dy grupet më të vjetra politike humben për herë të parë shumicën e tyre të përbashkët. PPE-ja dhe të social-demokratët kanë filuar tanimë bisedimet për të formuar një "koalicion të madh".

Sipas rezultateve të publikuara në orët e para të mëngjesit, PPE ka marrë 179 deputetë (38 më pak se në vitin 2014) nga 751 vendet e Parlamentit Europian. Socialdemokratët fituan 152 vende (duke humbur 35).
Të Gjelbrit ishin befasia më e madhe, duke rritur numrin e vendeve nga 50 në 67, falë një mbështetjeje të fortë në Gjermani dhe Francë.

Partitë pro-BE ende pritet të mbajnë shumicën e vendeve, kryesisht për shkak të fitimeve të bllokut liberal ALDE, i cili mori 107 vende, dhe veçanërisht falë vendimit të marrë nga partia e presidentit francez Emmanuel Macron për t'u bashkuar me këtë grup. Aleanca e tij u mposht nga partia e ekstremit të djathtë të Marinës Le Pen, Fronti Kombëtar.

Matteo Salvini

Ajo që dimë deri më tani është se për herë të parë në 40 vjet, dy partitë më të vjetra, socialistët dhe konservatorët nuk do të kenë më shumicë", tha Guy Verhofstadt, kreu i ALDE. "Është e qartë që kjo mbrëmje është një moment historik, sepse do të ketë një ekuilibër të ri të pushtetit në Parlamentin Europian," tha ai.

Por triumfi iu partive nacionaliste në Itali, Francë dhe vende të tjera i ka dhënë një shtysë të madhe euroskeptikëve që duan të frenojnë fuqitë e BE-së.

Matteo Salvini, kreu i Lega Nord në Italia, po punon për të krijuar një aleancë prej së paku 12 partish në Parlamentin Europian. Partia e tij fitoi më shumë se 30% të votave në Itali.

Ky rezultat pasqyron një tendencë tashmë të dukshme në zgjedhjet kombëtare në të gjithë Europën: refuzimin e status quo-së. Humbja e konsiderueshme e partive të qendrës së djathtë dhe të majtë të Francës, rënia e votave për Angela Merkel dhe partnerët e saj të koalicionit socialdemokrat, plus shuplakën ndaj partisë konservatore dhe asaj laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, janë sinjale të një trendi të ri që ka mbërthyer mbarë Europën.

Votuesi duket se janë tanimë të tërhequr nga partitë dhe personalitete politike që ndjejnë se përfaqësojnë vlerat dhe prioritetet e tyre.

Disa janë tërhequr nga nacionalistët, që premtojnë të ndalin emigracionin dhe më shumë pushtet për parlamentet kombëtare. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini është një shembull i suksesshëm, ashtu siç është edhe kreu hungarez Viktor Orban. Ndërkohë, disa votues referojnë një alternativë pro-evropiane, si Partia e Gjelbër dhe grupet liberale.

Kush ishin fituesit dhe humbësit?

Në Gjermani, të dyja partitë kryesore qendrore pësuan rënie. Kristian-demokratët e Angela Merkelit kanë rënë nga 35% e votave në vitin 2014 në 28%, ndërsa Bashkimi Social Demokratik ra nga 27% në 15.5%. Populistët e AfD-së kanë performuar më keq se sa pritej duke marrë 10.5% të votave.

Të Gjelbrit janë ata që kanë dalë më mirë, si në Gjermani ashtu edhe Holandë.

Emmanuel Macron

Në Mbretërinë e Bashkuar, Partia e sapo formuar e Brexit, e udhëhequr nga Nigel Farage, mori 32% të votave, mes fitimeve për Liberal Demokratët dhe humbjeve të mëdha për dy partitë kryesore, konservatorët dhe laburistët..

Partia ekstremit të djathtë në Francë mori 24% të votave, duke mposhtur ashpër Macron.

Në Hungari, Viktor Orban dhe patia e tij Fidesz mori 52% të votave dhe 13 nga 21 karriget e vendit të tij në PE.

"Ne jemi të vegjël, por ne duam të ndryshojmë Evuropën", tha Orban. Ai i përshkroi zgjedhjet si "fillimi i një epoke të re kundër migracionit".

Në Spanjë, Partia në pushtet fiti 32.8% të votave dhe 20 vende, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Vox fitoi vetëm 6.2% dhe tre vende, duke u renditur e pesta.

Në Greqi, Kryeministri Alexis Tsipras bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi partia konservatore e Demokracisë së Re të fitoi 33.5% të votave në krahasim me SYRIZA-n e cila mori 20%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë