Ne rrjet

Nga Berluskoni tek aktorja sllovene, ose të ‘rinjtë’ e PE

Një aktore sllovenve, Silvo Berluskoni dhe një franceze që kundërshton zgjerimin e BE-së. Pas zgjedhjeve, Parlamenti Europian duket të jetë më i larmishëm se kurrë.

Votuesit anembanë BE-së kanë hedhur votat e tyre në zgjedhjet e vitit 2019, duke hapur një kapitull të ri politik për kontinentin e vjetër. Ata kanë zgjedhur një sërë eurodeputetësh të rinj të cilët do të kenë fuqinë për të miratuar, ndryshuar ose refuzuar legjislacionin e BE-së. Vota e e tyre do të ndikojë në politikat mbi pothuajse çdo gjë, nga emigracioni, zgjerimi dhe mjedisi.

Silvio Berluskoni

Ai nuk është i panjohur për politikën evropiane. 82-vjeçari, i cili ka shërbyer tre herë si kryeministër i Italisë fqinje, vendosi të rikthehet në Bruksel.

Berluskoni dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2011, pjesërisht për shkak të përfshirjes së tij në një sërë skandalesh seksuale. Ky është triumfi i parë i miliarderit, pasi u shpall fajtor për shkelje tatimore në vitin 2013.

Duke folur me anëtarët e partisë së tij, Forza Italia, ai tha se donte "një Europë shumë më të bashkuar dhe një Europë një politikë të vetme të jashtme dhe mbrojtjeje ".

Ish-kryeministri argumenton se duke bashkuar forcat e saj të armatosura, Europa mund të bëhet një "fuqi ushtarake botërore".

Oriol Junqueras

Oriol Junqueras: Separatist i burgosur katalanas

Junqueras është ende në proces gjyqësor për rolin e tij në protestat e Katalonjës për pavarësi në vitin 2017.

Ai mund të jetë prapa hekurave, por kjo nuk e ka ndaluar Junqueras që të kandidojë në zgjedhjet europiane.

Ai është kandidati kryesor për Aleancën e Lirë Europiane, e cila thotë se dëshiron të "ndërtojë një Europë për të gjithë popujt".

Ai akuzohet për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike për rolin e tij në shtytjen e Katalonjës për pavarësi nga Spanja, por do të ketë tanimë një karrige në institucionin më të lartë të BE-së

Nathalie Loiseau

Diplomatja franceze kundër zgjerimit të BE-së.

Nathalie Loiseau, kryetarja e listës së presidentit Emmanuel Macron, është një nga eurodeputetet më skeptike për sa i përket zgjerimit të unionin europian. Ish-ministrja e franceze e Çështjeve Europiane deri në marsin e këtij viti ka deklaruar disa ditë më parë se Franca do të votojë kundër hapjes së negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. “Ne jemi kundër hapjes se negociatave dhe do të vazhdojmë të jemi kundër, ato (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë, por zgjerimi nuk është në tryezë”, shprehej ajo.

Loiseau pritet të udhëheqë një grup të ri në Parlamentin Europian, i formuar nga partia e Macron, La République En Marche dhe nga liberalët evuropianë.

Një rol i tillë do ta bënte Loiseau një ndërmjetëse të fuqishme në Bruksel dhe do t’i jepte fuqinë për të bllokuar integrimin e mëtejshëm të unionin europian. Ajo ka premtuar jo vetëm ndalimin e zgjerimit të BE-së, duke thënë se unioni nuk është gati, por edhe “rishikimin” e zonës Shengen.

Robert Biedron

Robert Biedron: Polaku që lufton për të drejtat e komunitetit LGBT dhe të drejtat e grave

Ish-kryebashkiaku i parë homoseksual në Poloni është një figurë mjaft popullore, pavarësisht se vendi i tij është shumë katolik.

43 vjeçari udhëheq partinë pro-europine “Pranvera” , e cila synon të përmirësojë të drejtat e grave, të rrisë pagat dhe të shfrytëzojë burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Ai dëshiron të shohë një ndarje të plotë të kishës dhe shtetit dhe ta bëjë abortin tërësisht të ligjshëm.

Megjithatë ai është përballur me kritika të ashpra nga Kisha Katolike dhe qeveria por ia ka dalë të fitojë një vend në parlamentin europian.


Thierry Baudet

Thierry Baudet: Ylli në rritje i populizmit holandez

Baudet dëshiron që Holanda të largohet nga BE-ja. Edhe pse pa eksperiencë politike, ai ka korrur ndikim të madh politik falë pikëpamjeve të tija të qarta për nacionalizmin, racën dhe gjininë.

36 vjeçari që ka adoptuar politikat e presidentit Donald Tump, duke kërkuar që "Holanda të jetë e para" . Ai dëshiron që Holanda të largohet nga BE-ja dhe ka fajësuar emigracionin për atë që ai e sheh si një rënie të vleravr tradicionale.

Ai e ka krahasuar Presidentin e Komisionit Europian në largim, Jean-Claude Juncker me Hitlerin dhe Napoleonin.

Jorge Buxadé

Jorge Buxadé: Avokati spanjoll me një të kaluar të diskutueshme

Partia e ekstremit të djathtë spanjolle, Vox, ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme mbështetjeje përgjatë viteve të fundit. Eurodeputeti kryesor i saj, avokati katalanas Jorge Buxade, është shprehur i gatshëm të diskutojë lidhjet e tij të së kaluarës me fashizmin. Në vitet 1990, Buxadé kandidoi dy herë për Falange Española, një grup nacionalist i themeluar në vitet 1930, që u ndikua nga fashizmi italian.

Buxade është duke u zotuar tanimë ta "bëjë përsëri Spanjën e madhe" Partia e ekstremit të djathtë Vox, kundërshton pavarësinë katalanase dhe promovon nacionalizmin spanjoll. Kritikët e përshkruajnë atë si një rikthim nacionalist të diktaturës së Francisco Francos.

Violeta Tomic

Aktorja sllovene që kërkon që BE të reformohet

Ajo i ka përshkruar zgjedhjet si një "referendum mbi vetë ekzistencën" e BE-së dhe thotë se dëshiron që blloku europian "të zhvendosë prioritetet e tij nga marrëveshjet fiskale represive dhe masat shtrënguese drejt ndërtimit të një bashkimi social, ekologjik dhe demokratik që punon për të gjithë qytetarët".

Violeta Tomic është anëtare e partisë sllovene Levica. Para se të hyjë në politikë, zonja Tomic punonte aktore teatri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë