Shkencë

Zbulohet ilaçi që bllokon hepatitin D

Mjekësia ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm, duke zhvilluar një kurë kundër hepatitit D, një prej hepatiteve virale kronike më agresive dhe më të rrezikshme për shkak të shpejtësisë me të cilën përparon duke shkaktuar cirozë, nekrozë dhe në rastet më të rënda, edhe zhvillimin e tumoreve. Infeksioni shkaktohet nga HDV, një virus “defekt”, i cili kërkon praninë e njëkohshme të infeksionit të hepatitit B për të lejuar prodhimin e tij.
“Është një infeksion viral i shkaktuar nga një virus shumë i vogël, një nga më të vegjlit në botë, i zbuluar në Torino nga profesor Mario Rizzetto në vitin 1977 , i cili shkakton inflamacion dhe dëmtim të mëlçisë derisa ajo bëhet cirotike dhe zhvillon një tumor”, shpjegon Alessio Aghemo , sekretar i Aisf (Shoqata Italiane për Studimin e Mëlçisë). Falë vaksinës së hepatitit B të zhvilluar në vitet 1980, rastet janë ulur, por migrimi nga vendet me vaksinim të dobët " e vendos sistemin tonë në krizë.", nënvizon eksperti.
Tani, megjithatë, terapia e re mund të bllokojë riprodhimin e infeksionit, duke lejuar kështu pacientët të mbijetojnë. Ilaçi quhet bulevirtide dhe Agjencia e Barnave Europiane(EMA) tashmë e ka aprovuar.
Infeksioni infektohet njësoj si hepatiti B, pra në mënyrë parenterale (gjatë lindjes), nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, materialeve biologjike të infektuara ose përdorimit të substancave intravenoze. Virusi HDV mund të infektojë vetëm ata që tashmë kanë hepatit B. Ai mund të zhvillohet njëkohësisht ose të shfaqet më vonë.


“Inflamacioni i mëlçisë mund ta dëmtojë rëndë organin”, thekson Aghemo. Vështirësia e njohjes së tij është asimptomatike edhe në rastet më të rënda. Nëse shfaqet verdhëza ose asciti, simptoma tipike të të sëmurëve nga mëlçia, do të thotë se sëmundja është tashmë shumë e avancuar. Mjeku shton se për ta zbuluar, ju duhet një test gjaku "duke filluar me transaminazat të cilat, nëse zhvendosen, tregojnë se ka ndonjë problem me mëlçinë. Në atë pikë, është më mirë të shkosh më thellë me një kërkim në gjak për proteinat e prodhuara nga vetë virusi.”

Deri para miratimit të ilaçit të ri, i vetmi që mund të kuronte hepatisin Delta ishte interferoni , efektet anësore të të cilit shpeshherë janë të dëmshme, aq sa shumë pacientë nuk mund ta përdorin atë. Për këtë arsye, përqindja e të shëruarve me interferon është shumë e ulët, rreth 10%.
"Bulevirtide është specifike për këtë infeksion dhe është në gjendje të bllokojë riprodhimin e virusit dhe të normalizojë analizat. Është një ilaç që duhet mbajtur, duhet bërë për një ose dy vjet. Pacienti nuk shërohet por përmirësohet sepse duke ndërprerë sëmundjen mëlçia rigjenerohet. Ndryshe nga interferoni, ai mund të administrohet në çdo kategori pacientësh dhe është alternativa e vetme e mundshme që anashkalon transplantin e mëlçisë”, shpjegon profesor Aghemo.
Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë