Rend dhe Ligj

Zbulohet ‘Call Centeri’ i paligjshëm në Tiranë, arrestohen 6 persona, në kërkim administratori

Gazeta Si - Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se mashtronin shtetas grekë e italianë për investim në bursa. Po ashtu është shpallur në kërkim administratori i subjektit privat.

Gjatë operacionit, në ambientet e këtij subjekti, Policia ka gjetur 53 operatorë të cilët mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti janë gjetur 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

TE ARRESTUAR:

1-Ermion Markaj, 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i firmës.

2-Patricja Radovani, 29 vjeç, me detyrë shefe e personelit të firmës.

3-Donald Toma, 27 vjeç.

4-Areteo Butsi, 36 vjeç.

5-Emanuele Jaho, 29 vjeç.

6-Fiodor Ziu, 34 vjeç.

I SHPALLUR NE KERKIM:

Administratori i subjektit, Julian Markaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë