Kinema

Zbulohen aktorët që do të luajnë në “Agjenti 007”

Emrat e kastit të filmit të fundit të “Agjentit 007” janë bëtë publik ditën e sotme, duke shuar kuriziozitetin e milionave fansave në mbarë botën.

Ashtu siç edhe pritej, ikona e spiunazhit do të luhet nga Daniel Craig, krah të cilit do të jetë sërish bukuroshja franceze Léa Seydoux. Ashtu si në vitin 2015, ku debutoi në filmin "Specter", ajo do të luajë Madeleine Swann.

Aktori fitues i çmimit Oskarit, Rami Malek është konfirmuar se do të luajë rolin e antagonistit në filmin e 25-të dhe do të jetë kundërshtari i ri i James Bondit.

https://twitter.com/007/status/1121391113502433282?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1121391113502433282&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.digitalspy.com%2Fmovies%2Fa822503%2Fjames-bond-25-cast-release-date-trailer-title-villain-plot%2F

Aktorët e tjerë që do të jenë pjesë e këtij kasti përfshijnë edhe Billy Magnussen, David Dencik, Dali Benssalah, Ana de Armas dhe Lashana Lynch. Filmi do të ketë premierën e parë më 3 prill të vitit 2020 në Britani të Madhe, por titulli i tij nuk është zbuluar ende.

Crag ka filluar tanimë filmimin e skenave në Norvegji. Mediat britanike shkruajnë po ashtu se qyteti italian i Materas do të jetë një nga vendet ku do të zhvillohet një pjesë e xhirimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë