Mendim

Zbulimi i gazit në detin e Qipros shkund Mesdheun

Lajmi se gjiganti amerikan i energjisë “ExxonMobil” ka bërë një zbulim "të klasit botëror" në Qipro ka vënë në lëvizje Turqinë, Greqinë dhe SHBA-në.

Zbulimi i një fushe detare që përmbante 5-8 trilionë kub gaz nënkupton për shumë ekspertë se loja energjitike në Mesdheun lindor sapo ka filluar. Sipas ministrit të energjisë të Qipros Yiorgos Lakkotrypis, zbulimi i kësaj fushe gazi është gjetja më e madhe në Qipro deri më tani dhe bazuar në disa të dhëna zyrtare është një nga gjetjet më të mëdha në mbarë botën në dy vitet e fundit ".

Por ky lajm ka ngjallur spekulime të forta në Greqi dhe Qipro mbi qëndrimin e Turqisë, e cila ka kundërshtuar gjatë shpimet e gazit pranë ishullit. Ankaraja ka thënë tashmë se do të dërgojë anije për kërkime në zonat pranë bregdetit jugor të ishullit mesdhetar për të kryer eksplorime.

Pak pas zbulimit të gazit, Ankaraja organizoi një nga stërvitjet më të mëdha detare në historinë e saj moderne. Ekspertët thonë se stërvitja ajrore dhe detare e Ankarasë, e cila u quajt  "Atdheu Blu” dhe filloi të mërkurën në Detin e Zi, Egjeun dhe Mesdheun, është mënyra e Turqisë për të paralajmëruar se asnjë vendim nuk do të merret pa aprovimin e saj.

Ambicjet e Ankarasë në këtë zonë kanë ngritur shqetësime edhe në SHBA, pasi zyrtari i lartë Matthew Palmer u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara për shpimet e gazin në Qipro të ushtronin vetëpërmbajtje.

Të shtunën Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, pati një takim me kreun turk qipriot Mustafa Akinci në një përpjekje për të rifilluar bisedimet mbi zgjidhjen e problemit të Qipros.  Por pas gjetjes së fushës së gazit, Akinci ka propozuar transferimin e tij në Europë përmes Turqisë

Depozita e madhe e naftës e gjetur në "Glafkos" është konsideruar nga shumë ekspertë jo vetëm si të element që do ndryshojë jo hartën energjetike të rajonit, por edhe pozicionet e të gjitha palëve për të ardhmen e Qipros. Parcela nuk është në zonën kontinentale turke, por Ankaraja shprehey se pasuria natyrore e Qipros duhet të ndahet midis turqve dhe grekëve të ishullit dhe se kjo duhet të ndodhë pas zgjidhjes së problemit të Qipros. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka shprehur edhe disa formula të tjera të tilla si mbledhja e të ardhurave të hidrokarbureve në një fond ndërkombëtar ose përmes BE-së.

Pas takimit me Akincin, Presidenti i Qipros tha se kreu turko-qipriot i mëshoi qëndrimit të tij dhe se deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Ndërkohë, në një intervistë televizive, Akinci shprehu mendimin se gazi i Qipros duhet të transportohet në Europë nëpërmjet Turqisë.  "Nëse gjendet një sasi e madhe e gazit, rruga më e arsyeshme është që të transferohet në Evropë përmes Turqisë”, deklaroi ai. “Pasuria duhet të shfrytëzohet. Në rast bashkëpunimi, pala qipriote greke do të jetojë në miqësi me një vend prej 80 milionë banorësh si Turqia, ose përndryshe do të krijohen tensione të reja”, paralajmëroi ai.

Për Turqinë është shumë e rëndësishme që rajoni i Mesdheut Lindor të kthehet në një burim kryesor hidrokarburesh, pasi ajo është e bindur se ka të drejta mbi këto pasuri natyrore. Shumë nga pjesët e ishullit të kontrolluara nga Turqia janë në kontakt me disa zona ku Republika e Qipros planifikon kërkime masive për naftën.  Si kundërpërgjigje, ekziston një mundësi fortë që Turqia do t'i dërgojë anijet e saj në këto zona.

Përveç kësaj, Shoqata Turke e Kërkimit të Naftës (TPAO) ka hyrë në marrëveshje qeverinë qipriote për të kërkime në zonën veriore të ishullit. Turqia nuk e injoron faktin se ka pak ose aspak marrëdhënie diplomatike me Egjiptin, Izraelin dhe Republikën e Qipros, të cilët po ashtu kanë gjetur fusha të rëndësishme gazi. Megjithatë, Ankaraja argumenton se gazi do të arrijë Europën në një mënyrë të shpejtë dhe më kosto-efektive përmes territoreve të saj.

Prania e e Marinës Turke me stërvitjen "Atdheu Blu" dhe kryerja e stërvitjeve në të njëjtën kohë në Detin e Zi, Mesdheun dhe Detin Egje u konsiderua si një demonstrim i forcës, dhe një mesazh se Turqia nuk duhet të injorohet në lojën energjetike të rajon. Përveç kësaj, Turqia argumenton se ajo ka flotën më të madhe të tre vendeve që kanë gjetur burime në Mesdheun lindor.

Ndërkohë, sipas burimeve të mediave greke, kompania amerikane “ExxonMobil” do të vazhdojë të qëndrojë në zonë, duke thelluar kështu edhe më tej interesat e Uashingtonit në Qipro.

Këtë muaj, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në një samit trepalësh në Izrael mes kryeministrit Alexis Tsipras, presidentit të Qipros Nicos Anastasiades dhe liderit izraelit, Benjamin Netanjahu. Prania e ExxonMobil, bashkë me kompanitë franceze dhe italiane të shpimit të naftës nënkupton një prani gjithnjë e më të fortë perëndimore në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë