Ka ndodhur

Dyshohet se u vetëmbyt në rezervuar, gjendet trupi i pajetë i 58-vjeçarit në Prrenjas

Gazeta Si - Trupi i pajetë i një 58-vjeçari në Prrenjas, i cili ishte zhdukur një ditë më parë nga banesa e tij, është gjetur sot nga polumbarët e RENEA-s.

Policia thotë se rreth orës 01:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje, kushëriri i 58-vjeçarit me iniciale, Xh.D., që u gjet i pajetë, denoncoi në polici zhdukjen e tij dhe faktin që kishin gjetur pranë rezervuarit rrobat dhe biçikletën e të ndjerit.

Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët e RENEA-s, kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë që do t’i dërgohet Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë