Drejtësia

I dyshuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, Apeli lë në burg ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberin

Gazeta Si – Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi do të vijojë të mbetet në burg, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lëëë në fuqi masën e sigurisë të dhënë më herët nga GJKKO. E njëjta masë sigurie u la në fuqi për Ervis lamin dhe Valter Begajn.

SPAK njoftoi më 29 mars sekuestrimin e pasurive të Evis Berberi, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët kishte pasur marrëdhënie në një shoqëri të zotëruar prej tij.

Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave në këto ente publike. Për të mundësuar marrjen e rryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij.

Së bashku me Berberin u vendosën në pranga dy javë më parë edhe Valter Begaj, pronari kompanisë që përfitonte tenderët dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë