Rend dhe Ligj

Zbardhet ngjarja në Shkodër / I vunë tritol në derën e shtëpisë 52 vjeçarit, në kërkim dy të rinjtë

Gazeta Si - Dy të rinj 27-vjeçarë, janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohen se janë autorët e shpërthimit me eksploziv mëngjesin e të enjtes në një garazh në Shkodër. Në shënjestër ka qenë prona e biznesmenit Agim Uraj.

Policia njoftoi se pas ngjarjes në lagjen “10 Korriku”, Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj, janë larguar me një motor të vjedhur në Shkodër.

Sipas policisë, dy të rinjtë janë të shpallur në kërkim edhe më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në aksin rrugor përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të saj", - njoftoi policia.

Të enjten në mëngjes një sasi eksplozivi shpërtheu në garazhin e automjeteve e një 52-vjeçari. Si pasojë pati vetëm dëme materiale, ndërsa arsyet janë të paqarta deri tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë