Jete & Stil

Zakonet e të përditshmes që nuk duhet t’i bëni kurrë, sipas mjekëve

Është e lehtë të mendosh se jemi të pathyeshëm dhe ato zakone të pashëndetshme që bëjmë rregullisht nuk janë një problem i madh, por kjo nuk është e vërtetë. Zgjedhjet e stilit të jetesës që bëjmë ndikojnë shumë në mirëqenien tonë dhe sa më mirë të marrim vendime, aq më të shëndetshëm do të jemi. Disa ekspertë mjekësorë kanë zbuluar 12 zakonet që duhen shmangur dhe pse.

Mos hani të njëjtin ushqim çdo ditë

Simoni Baid, doktor në NAMS (Akademia Kombëtare e Mjekësisë Sportive në Amerikë) thotë se ngrënia e një shumëllojshmërie ushqimesh me ngjyra të ndryshme, erëza, të fermentuara, etj.. e ekspozon trupin ndaj më shumë vitaminave dhe lëndëve ushqyese dhe gjithashtu ndihmon në më pak probleme të zorrëve.

Ndaloni së qeni të vetëkënaqur

Disa njerëz janë “krijesa të zakoneve”, por Baid shpjegon pse kjo është e pashëndetshme.

“Një rutinë e tillë si: zgjohuni, stërvituni, përgatituni, hani mëngjes, shkoni në punë, kthehuni nga puna, gatuani darkë, hani darkë, shikoni TV dhe shkoni të flini mund të krijojë një ndjenjë të vetëkënaqësisë. Kur mendja dhe trupi nuk sfidohet, ata ndalojnë rritjen dhe kur ndodh kjo, përkeqësimi vjen më shpejt”.

Mos përdorni pak yndyrë

Stacie J. Stephenson, një doktoreshë e cila ka shkruar libra mbi mjekësinë funksionale thotë se njerëzit “kanë absolutisht nevojë për yndyrë, për trurin, për lëkurën, për funksionin e shëndetshëm të organeve dhe më shumë”. Ajo që ka rëndësi është lloji i yndyrës që hani, jo vetë yndyra. Në vend që të shkurtoni të gjitha yndyrat, hiqni yndyrat e përpunuara dhe të ngopura, veçanërisht yndyrat e nxehta (si ushqimi i skuqur ) dhe yndyrnat e ngopura.

Përqendrohuni në yndyrat e pangopura të ushqimeve të plota, si ato në avokado, arrat dhe farat e papërpunuara, ullinjtë dhe peshkun yndyror. Hulumtimet kanë treguar herë pas here se zëvendësimi i yndyrave të ngopura me yndyrna të pangopura bën një ndryshim të madh në shëndetin e zemrës. Yndyrnat ulin kolesterolin LDL (të keq) dhe rrisin kolesterolin HDL (të mirë), të cilat të gjitha mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Mos bëni të njëjtin ushtrim çdo ditë

Sipas Baid, të bësh vetëm një lloj ushtrimi çdo ditë është një gabim dhe çon në dhimbje gjunjësh. Të bësh vetëm joga çdo ditë çon në dobësim të kyçeve, të stërvitesh vetëm me pesha çon në dhimbje konstante të muskujve. Joga dhe stërvitja janë forma të mira për të pasur një stil jetese të shëndetshëm por duhet patjetër të alternohen bashkë.

Mos prisni derisa të keni etje për të pirë ujë

Doktoresha Tabitha Cranie, shpjegon se dihet tashmë se uji është shumë i rëndësishëm për trupin e njeriut por aq e rëndësishme është edhe që të mos prisni derisa të keni etje për të pirë ujë.

Të qëndrosh gjithë kohës i hidratuar ndihmon për të mbajtur kujtesën të fortë, për të pasur humor të mirë dhe motivim.

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë kur zgjoheni

“Mënyra se si ne e fillojmë ditën tonë shënon mendimet, ndjenjat dhe sjelljet tona”, thotë Sam Zand, sociolog.

“Në vend që të lejoni botën e jashtme të vendosë për zgjimin tuaj, përpiquni të zgjoheni duke menduar gjëra pozitive ose vendosni një alarm me një këngë të këndshme. Pasi të jeni zgjuar, luftoni dëshirën për të kontrolluar mesazhet, emailet dhe mediat tuaja sociale. Në vend të kësaj, praktikoni frymëmarrjen e thellë, meditimin apo shënimin e qëllimeve apo plotësimin e një ditari”.

Mos hani një mëngjes të mbushur me karbohidrate

Zand thotë se trupi dhe truri ynë nuk kanë nevojë për kalori të tepërta për të funksionuar. Kur kënaqemi me një vakt të plotë me karbohidrate, “ne po e vendosim trupin tonë në gjendje pushimi dhe tretjeje dhe po shtojmë inflamacion në sistemin tonë”. Mendja dhe trupi ngadalësohen, duke na shteruar energjinë dhe fokusin. Në vend të kësaj, provoni një vakt të balancuar me kalori, si perime, fruta dhe arra për të nisur ditën.

Mos ‘konsumoni’ mendime negative

Ajo që lexojmë dhe shikojmë bën një ndryshim të madh në jetën tonë.

Lajmet, argëtimi, mediat sociale dhe ndërveprimet e përditshme ndaj të cilave ekspozohemi janë ushqim për mendjen. Nëse praktikojmë të ushqyerit jo të shëndetshëm mendor, truri ynë forcon rrugët nervore që nuk na shërbejnë mirë. Sa më shumë shikojmë trazirat politike ose ngjarje kriminale, aq më shumë truri ynë merr këtë perspektivë të jetës.

Mos bëj thashetheme

“Kur fokusi ynë kthehet tek të tjerët, ne konsumohemi në modele të pashëndetshme të mendimit”, shpjegon Zand. “Krahasimi, xhelozia, pakënaqësia mund të infektojnë mendjen. Më tej, ne humbasim dashurinë dhe mirënjohjen që kanë fuqinë të na lidhin bukur të gjithëve përmes kësaj përvoje njerëzore”.

Mos merr mjekime pa rekomandim

Sipas Zand, “Kur konfliktet tona emocionale na bëjnë të dëshirojmë të arratisemi, le të kërkojmë aftësi më të shëndetshme përballuese”. Vetë-mjekimi me alkool, drogë, ushqim, pornografi ose ndonjë mjet jo të shëndetshëm vetëm i shtyp konfliktet tona dhe ato mund të ripërtërihen më vonë në formë ankthi, pagjumësie, trishtimi ose depresioni. Ka shumë medikamente dhe trajtime të tilla si psikoterapia, mjekësia rigjeneruese dhe terapia psikodelike që ofrojnë shërim të strukturuar dhe të shëndetshëm.

Mos i anashkaloni vaktet

Virginia Gruhler nutricioniste thotë se shumica e njerëzve mendojnë se anashkalimi i vakteve është më i shëndetshëm sepse po kurseni kalori për më vonë. Kjo në fakt bën të kundërtën! Duke anashkaluar vaktet, ngadalëson metabolizmin tuaj dhe rrit dëshirat, kështu që ju “ka të ngjarë të hani më vonë, dhe zakonisht hani ushqime të përpunuara jo të shëndetshme”.

Mos pini proteina

Ndonëse është e zakonshme të shohësh njerëz përreth palestrës duke pirë konsumuar Gruhler thotë, “shumica e suplementeve janë të mbushura me përbërës të shtuar që shkaktojnë inflamacion. Përbërësit si shurupet, ngjyrat, shijet artificiale dhe sheqernat janë të lidhura bashkë ndaj një sërë simptomash si hiperaktiviteti, nervozizmi, dhimbje koke, shtim në peshë dhe alergjia fillojnë të shfaqen kur konsumohen suplementet.

Burimi: Eat this not that. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë