Nga Gazeta ‘Si’ – Pas mbledhjes që zgjati për disa orë, Damian Gjiknuri deklaroi para mediave se përgjithësisht me opozitën diskutuan rreth detajeve teknike për të pasur një proces votimi me integritet për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Sipas Gjiknurit, vota e diasporës, tashmë nuk është më çështje debati politik, por mbeten për t’u sqaruar vetëm detajet teknike.
“Në parim, një gjë që duhet ta theksojmë është se mund të jemi shumë afër realizimit të kësaj gjëje nga pikëpamja legale, pra rënies dakord sa i përket projektligjit pasi këtu kemi futur të gjitha kategoritë që për një arsye ose një tjetër, jetojnë për një kohë të caktuar jashtë vendit.”
Ndërsa, sa i përket herësit, siç deklaroi edhe përfaqësuesi i opozitës Oerd Bylykbashi konsensus nuk ka ende.
Gjiknuri nga ana tjetër u shpreh se sot për herë të parë dëgjuan nga opozita që pala e tyre është dakord për një kompromis që i afrohet formulës kushtetuese.
“Të një liste e cila është mikse. Një pjesë e mbyllur siç e parashikon Kushtetuta dhe pjesa tjetër, pa prag apo pa herës.”
Propozimin e opozitës, tashmë socialistët thonë se do ta konsultojnë me ekspertët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.